Bletari (film)
Bletari (greqisht: Ο Μελισσοκόμος) është një film dramatik grek me regji të Theodoros Angelopoulos. Konsiderohet vepra më intime dhe lirike e mjeshtrit Angelopoulos nga shumica e kritikëve, falë edhe një interpretimi të jashtëzakonshëm dhe prekës nga Mastroianni. Në mesin e skenaristëve është edhe Tonino Guerra.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spyros, një mësues në një qytet të vogël provincial ku kaloi gjithë jetën e tij, pas martesës të së bijës dhe largimit të djalit, i cili do të vazhdojë studimet në Athinë, gjithashtu rifillon rrugëtimin e tij, duke lënë punën e mësuesit, shtëpinë, gruan, dhe duke ikur jashtë vendit. Fillon të merret me kosheret e bletëve, siç bënte dikur dhe i ati, duke ndjekur rrugën e Pranverës, rrugën e bletëve. Takimi me një vajzë do të ringjallë ndjenjat dhe kujtimet e vjetra. Për Spiron, e kaluara është gjithçka, për vajzën nuk është asgjë. Spyros, megjithatë, një 'i majtë' dhe luftëtar i vjetër, tashmë mbetet vetëm me të kaluarën e tij, ndihet tepër i lodhur për të këmbëngulur në luftën e jetës: i dorëzohet vdekjes nën sulmin e bletëve[1] ...
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ο ΜΕΛΙΣΣΟΚΟΜΟΣ (1986)". Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2014. Marrë më 15 prill 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)