Broja
Broja |
---|
Broja është një fshat në komunën Kelmend në rrethin e Malësisë së Madhe të Shqipërisë.
Shtëpitë e fshtatit janë të vendosura në lugje e gropa të çrregullta, në të majtë të bashkimit të Lumit Cem me Cemin e Vuklit. Qendra e Brojës është një tarrace e gjelbër 700 m e lartë, e cila ngjan menjë ballkon natyral për të dyja luginat e Cemit. Një brez i zhveshur shkëmbor 5.5 km i gjatë dhe 40 m i trashë mbështjell skajet e tarracës, duke e bërë atë të duket si një kështjellë e sigurtë me mure të paarritshme. Jashtë tarracës së Brojës gjenden lagje të tjera: Kotobuqi zë një lug tërthor të shpatit. Kalca është mbi një rrafshinë të bukur përballë Vuklit, Rahovica, që shtrihet mbi deluvionet e një sqetulle malore, kurse Grabomi, ku vizitori shkel së pari tokën e Kelmendit.
Sipas dokumenteve të shkruara më 1497, mendohet që fshati Leshoviq me 23 shtëpi ka qenë vendosur aty ku është Broja sot. Banorët e sotëm e njohin veten të ardhur nga Nikçi, në fund të shek XIX. Sipas tyre, Broja ka qenë dikur bjeshkë e Kastratit, por iu dhurua Nikçit për mbështetjen që i bëri Kastratit, kur u sulmua nga malazezët. Më 1998, Broja kishte 714 banorë. Këtu takohet banesa tip "kulle", e cila mban veçori arkitektonike në ndërtim, me funksione banimi dhe mbrojtjeje. Në fshat ka shkolla fillore, njësi tregtimi, kisha e rikonstruktuar, si dhe kisha e Këshillit të Mirë në Grabom. Këtu afër ndodhet edhe një shpellë e cila njihet nga banorët si vend i shenjtë. Në fshat ka shumë shpella të tjera me vlera e rëndësi për speleologët dhe historinë.
Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria dhe bujqësia. Zhvillimi i tyre është i kufizuar për faktin se bjeshkët ( Bjeshkët e Namuna) janë larg, kurse toka bujqësore është e kufizuar (28.6 ha). Pyjet (ah, dushqe, shkurre) me një volum total prej 743,975 m3 kanë një rëndësi të madhe.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Kelmend |
---|
Broja · Kozhnja · Lëpusha · Nikçi · Selca · Tamara · Vermoshi · Vukli |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Malësisë së Madhe
- Fshatrat e Komunës Kelmend
- Vendbanime në Shqipëri