Chota Imambara
Chota Imambara | |
---|---|
Emri amëtar Stampa:Lang- | |
Lloji | Imamabara |
Vendndodhja | Lucknow, Uttar Pradhesh, Indi |
Ndërtuar | 1838 |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
26°52′26″N 80°54′16″E / 26.873784°N 80.904409°E Chota Imambara (në gjuhën urdu nastaliq: چھوٹا امامباڑا, në gjuhën hindi: छोटा इमामबाड़ा), e njohur edhe si Imambara Hussainabad Mubarak (në gjuhën urdu: امامباڑا حسین آباد مُبارک, në gjuhën hindi: इमामबाड़ा हुसैनाबाद) është një monument mbresëlënës i vendosur në qytetin e Lucknowt në shtetin indian të Uttar Pradeshit. E ndërtuar si një imambara ose sallë mbledhjeje për myslimanët shiitë, nga Muhammad Ali Shahu, Nawabi i tretë i Awadhit në vitin 1838,[1] Ajo shërbeu si mauzoleu i tij vetjak dhe nënës së tij, që është varrosur përkrahë tij.[2] Domehtënia e Panjetanit, pesëshes së shenjtë, është vënë në pah në mënyrë të përsëritur këtu me pesë portat kryesore. Kjo Imambarë konsiston në dy sallone dhe një Shehnasheen (një platformë ku mbahet Zarihu i Hazret Imam Hysejnit) Zarihu është imitimi i rrjetës mbrojtëse ose strukturës që mbahet në varrin origjinal të Hazrat Imam Hysejnit në Qerbela të Irakut. Salloni i madh bardhë e gjelbër i Azakhanas është i dekoruar në mënyrë të pasur me shandanë dhe një numër të mirë llampash kristali. Në fakt, është pikërisht për këtë dekorim të pasur që kjo Imambarë referohej nga vizitorët dhe shkrimtarët evropianë si 'Pallati i Dritave'. Eksteriori është i dekoruar shumë bukur me vargje kuranore në kaligrafinë islamike.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendet pranë Bara Imambaras dhe në rrugën lidhëse qëndron një portik mbresëlënës i njohur si Rumi Darwaza.[2] Ndërtesa është e njohur gjithashtu si Pallati i Dritave për shkak të dekorimeve të saj dhe shandanëve gjatë festave të veçanta, si Muharremi.[3]
Shandanët e përdorur për të dekoruar brendësinë e ndërtesës u sollën nga Belgjika.[4] Brenda ndërtesës mbahen gjithashtu edhe kurora e Muhammad Ali Shahut dhe taziat ceremoniale.[2] Mbi këtë projekt punuan mijëra punëtorë për të lehtësuar krizën e urisë që kishte kapur rajonin. Ajo ka një kube të artë dhe mjaft kulla dhe minare. Varret e Muhammad Ali Shahut dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij ndodhen brenda imambarës. Kjo përmban dy imitime të Taxh Mahalit, të ndërtuara si varre të vajzës së Muhammad Ali Shahut dhe burrit të saj. Muret janë të dekoruar me shkrime në kaligrafinë arabe.[2] Furnizimi me ujë për krojet dhe pellgjet me ujë brenda imambarës vijnë drejtpërdrejtë nga lumi Gomti. [5]
Kompleksi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varri i princeshës Zinat Algiya / imitimi i Taxh Mahalit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo strukturë shërben si një mauzoleum për katër varre, të djalit, vajzës dhe dhëndrrit të mbretit Mohammed Ali Shah dhe një për gruan. Ky është një kopje në shkallë të vogël e Taxh Mahalit. Ky varr është më i vogël në sipërfaqe se Taxh Mahali.
Thesari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo strukturë tjetër përballë varrit u ndërtua për plotësuar simetrinë arkitekturore dhe balancimin e Imambarës. Ajo u përdor si ndërtesë thesari.
Xhamia Husainabad
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo xhami është ndërtuar mbi një platformë të lartë me dy minare madhështore në këndet e platformës. Kjo xhami është dekoruar në mënyrë shumë të bukur me dizajne floreale dhe vargje kuranore në kaligrafinë arabe.
Satkhanda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jashtë imambaras ndodhet kulla e vëzhgimit e quajtur Satkhanda ose kulla me shtatë kate. Megjithëse është quajtur Satkhanda, që do të thotë me shtatë kate, ajo ka vetëm katër kate, pasi ndërtimi i kullës u braktis kur vdiq Ali Shahu. Satkhanda u ndërtua midis viteve 1837–1842 në kohën e mbretërimit të Muhammad Ali Shahut.[2] Ai dëshironte ta bënte atë njëlloj si Minareja Qutub e Delhit dhe Kulla e Pjerrët e Pizës. Megjithatë qëllimi kryesor i saj ishte observimi hënor.
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Detaje të kaligrafisë arabe
-
Kurora e Muhammad Ali Shahut (1837-1843)
-
Një nga varret binjakë brenda kompleksit
-
Shandanë
-
Tazia në sallonin kryesor
-
Shandanë
-
Shandanë
-
Një statujë duke mbajtur zinxhirë në portën kryesore
-
Një anemometër në formën e peshkut në portën kryesore
-
Një pellg në oborr
-
Emri i dymbëdhjetë imamëve në gjuhën arabe
-
Fjala "Allah" e shkruar në formën e pëllumbit, një shembull i kaligrafisë arabe
-
Froni i Muhammad Ali Shahut
-
Një model i chota Imambara i bërë me fildish
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Chhota Imambara. |
- Bara Imambara
- Roomi Darwaza
- Chattar Manzil
- Imambara Shah Najaf
- Imambarat e Lucknowt
- Naubat Khana
- Arkitektura e Lucknowt
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jagir Singh Bajwa; Ravinder Kaur (2007). Tourism Management (në anglisht). APH Publishing. ISBN 978-81-313-0047-3.
- Marshall Cavendish Corporation (2007). World and Its Peoples: Eastern and Southern Asia (në anglisht). Marshall Cavendish. ISBN 978-0-7614-7631-3.
- Sarina Singh (2010). Lonely Planet India (në anglisht). Lonely Planet. ISBN 978-1-74220-347-8.
- Arthur Murrell's Frontier Camera - 1 (në anglisht). Lulu.com. ISBN 978-1-85829-073-7.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Tornos India – About Us – Nawabs of Avadh". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2008. Marrë më 24 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Sarina Singh (2010). Lonely Planet India (në anglisht). Lonely Planet. fq. 430. ISBN 978-1-74220-347-8.
- ^ Arthur Murrell's Frontier Camera - 1 (në anglisht). Lulu.com. fq. 19. ISBN 978-1-85829-073-7.
- ^ Marshall Cavendish Corporation (2007). World and Its Peoples: Eastern and Southern Asia (në anglisht). Marshall Cavendish. fq. 448. ISBN 978-0-7614-7631-3.
- ^ Jagir Singh Bajwa; Ravinder Kaur (2007). Tourism Management (në anglisht). APH Publishing. fq. 161–. ISBN 978-81-313-0047-3.