Jump to content

Plani Dalton

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dalton Plan)

Plani Dalton është një koncept arsimor i krijuar nga Helen Parkhurst. Ajo është frymëzuar nga fermentimi intelektual në fund të shekullit XX. Mendimtarët arsimorë si Maria Montessori dhe John Dewey ndikuan në pikëpamjet e Helen Parkhurst gjersa ajo krijoi Planin Dalton. Qëllimi i tyre ishte të arrinin një ekuilibër midis talentit të një fëmije dhe nevojave të komunitetit.

Mësuesja amerikane Helen Parkhurst zhvilloi atë që sot quhet Plani Dalton si një reformë në filozofitë ekzistuese të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës.  

Përhapja e filozofisë shkollore në tërë botën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1920 dhe 1930, Daltonplani u përhap në të gjithë botën. Sot nuk dihet me saktësi numrin i shkollave të cilat punojnë sipas Planit Dalton, por dihet që ai është përhapur në Amerikë, Australi, Angli, Gjermani, Bashkimin Sovjetik, Indi e veçanërisht në Holandë, Kinë dhe Japoni. Daltonplani vitet e fundit përsëri ka pasur një rigjallërim të interesit ndërkombëtar për shembull, në Angli, Gjermani, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Holanda është vendi me dendësinë më të lartë të shkollave Dalton. Në vitin 2013 ishin 500 shkolla të tilla; shumica prej të cilave ishin shkolla fillore. Duke qenë diku rreth 5% të të gjitha shkollave fillore, Daltonplani është deri tani lëvizja më e madhe e reformës arsimore në Holandë. Dhe, për kundër me sistemet Montesori, Jena Planin dhe pedagogjinë e valdorfit, ai është në një rritje të vazhdueshme. E vetmja shkollë Dalton në SH.B.A., është shkolla të cilën e themeloi personalisht Helen Parkhurst në vitin 1919, dhe të cilën ajo do ta drejtonte më pas për më shumë se njëzet vjet: Shkolla Dalton në New York ëhtë një shkollë e njohur. Por sot fama e saj nuk është për shkak të origjinës së saj si një eksperiment në arsimin përparimtar: Shkolla Dalton është një nga shkollat private më të shtrenjta në New York.  

Objektivat specifike të Parkhurst ishin si më poshtë: [1]    

  1. Përshtatja e programin të secilit student sipasnevojave, interesave dhe aftësive të tij / saj.
  2. Promovimi i pavarësisë dhe besueshmërisë në secilin student.
  3. Rritja e aftësive shoqërore të studentit.
  4. Rritja e ndjenjës së tyre të përgjegjësisë ndaj të tjerëve.

Ajo zhvilloi një plan tre-pjesësh që vazhdon të jetë themeli strukturor i një edukimi dhe arsimi sipas Daltonplanit: [1]    

  1. Shtëpia, një bashkësi shoqërore e studentëve.
  2. Caktimi, një qëllim mujor që studentët kontraktojnë për të përfunduar.
  3. Laboratori, një klasë e bazuar në lëndë, që ka për qëllim të jetë qendra e përvojës arsimore. Laboratori përfshin studentë nga klasa e katërt deri në mbarimin e arsimit të mesëm.

Studentët lëvizin ndërmjet "laboratorëve" lëndorë (klasat) dhe eksplorojnë temat me ritmin e tyre.  

  1. ^ a b Dewey, Evelyn. The Dalton Laboratory Plan. New York, NY: E.P. Dutton. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]