Dardan Molliqaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dardan Molliqaj
Dardan Molliqaj1.jpg
Dardan Molliqaj në vitin 2016
Deputet në Republikën e Kosovës
3 gusht 2017 – aktiv
Anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa
tetor 2017 – aktiv
Anëtar i Kryesisë së PSD-së
Maj 2018 – aktiv
Të dhënat personale
Lindi më: 25 shkurt 1985
Lindi në: Deçan,Kosovë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Politikan
Shkolla e kryer: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik
Grada shkencore: Bachelor
Partia politike: Partia Socialdemokrate e Kosovës(2018-aktiv)
Bashkëshortja Besa Shahini
Fëmijë Ana

Dardan Molliqaj (lindur më 25 shkurt, 1985) është politikan shqiptar nga Kosova dhe shërben si deputet në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD). Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovëszgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Përpara kandidimit për deputet, Molliqaj ka qenë sekretar organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE nga viti 2011 e deri në dorëheqjen e tij në qershor të vitit 2017. Molliqaj, i deklaruar si socialdemokrat me bindje të qendrës së majtë, mbështet luftën kundër pabarazisë ekonomike si dhe ka ndërmarrë masa konkrete për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Jeta e hershme[redakto | përpunoni burim]

Molliqaj ka lindur me 25 shkurt të vitit 1985 në fshatin BelegKomunës së Deçanit. Babai i tij, Ibrahim Molliqaj, ka lindur me 11 dhjetor 1961 në Deçan. Nëna, Zyme Molliqaj, ka lindur me 18 mars 1966 në CërmjanKomunës së Gjakovës. Molliqaj ka kryer shkollën fillore në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në fshatin Carrabreg gjatë viteve 1992 - 2001 dhe më pas ka vazhduar mësimin në shkollën e mesme në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan gjatë viteve 2001-2004. Ai filloj studimet në vitin 2004 kur u regjistrua në Fakultetin EkonomikUniversitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku dhe diplomoj me gradën shkencore "Bachelor" në drejtimin "Menaxhment dhe informatikë".

Karriera e hershme[redakto | përpunoni burim]

Dardan Molliqaj fillimisht është aktivizuar në politikë duke u anëtarësuar në organizatën “Lëvizja VETËVENDOSJE!” në vitin 2005 dhe ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në struktura. Në zgjedhjet e brendshme të vitit 2011, pasi që “Lëvizja VETËVENDOSJE!” shndërrohet në parti politike, Molliqaj zgjedhet si Sekretar Organizativ dhe rizgjedhet prapë në vitin 2016. Pozitën si sekretar organizativ e ka mbajtur deri në dorëheqjen nga posti në vitin 2017.

Përpos pjesëmarrjes aktive në strukturimin e organizatës nga brenda, Molliqaj poashtu ka organizuar dhe ka marrë pjesë në protesta, aksione simbolike, demonstrata dhe organizime të tjera politike së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Karriera legjislative[redakto | përpunoni burim]

Në vitin 2017, Dardan Molliqaj kandidon për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe zgjedhet përfaqësues në legjislacionin e pestë si numër gjashtë me më së shumti vota në Kosovë. Gjatë mandatit të tij në legjislacionin e pestë, Molliqaj ka kontribuar në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë duke propozuar rezolutën për heqjen e roaming-ut dhe rezolutën për heqjen e pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të dyja rezolutat u votuan në Kuvendin e Republikës së Kosovës.[1]

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Dardan Molliqaj është i martuar me Besa Shahinin, ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Dardani ka një vajzë, Anën, të lindur në vitin 2012. Poashtu, ai është rritur me një vëlla, Vlorianin, dhe dy motra, Leonidën dhe Dorentinën.

Referencat[redakto | përpunoni burim]