Dasho Shkreli
Appearance
Dasho Shkreli ka qenë një luftëtarët dëshmorë të gjysmës së parë të shekullit XIX në përpjekjet osmano-malazeze, bëmat e të cilit u kënduan në Kangën e Dasho Shkrelit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër, i biri i Hasan Shkrelit, të parët e tij qenë të ulur që me kohë të vjetra nga Shkreli i Malësisë së Mbishkodrës.. Dashoja (emri i vërtetë është Mustafa) kishte edhe tre vëllezër: Kasemin, Cafin e Sefon.
Dasho Shkrelit dhe vëllezërve u doli nami me rastin e kryengritjes së Hamz Kazazit në vitin 1835, siç këndohet në këngën homonime:
Hafis Pasha si iblisi (dreqi-H.B.)
Trim qenka Haxhi Idrizi
...
Trim qenka he e gjetët belanë.
Lufton Dashoja me të vllanë.
Më 1840 Dashoja bashkë me të vëllanë, Selon, iu përgjigjën kushtrimit për të shkuar në Luftën e Shpuzës.[1]