Daut Haradinaj
Daut Haradinaj | |
|---|---|
| Lindi | 6 Prill 1978 |
| Kombësia | Shqiptar |
| Profesioni | Politikan |
Daut Haradinaj (i lindur më: 6 Prill 1978 në Gllogjan, Deçan) është politikan, jurist shqiptar dhe ish-komandantbrigade i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është vëllau i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Pas luftës ka qenë pjesë e udhëheqjes së Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haradinaj janë fëmijët e Hilmi dhe Rukë Haradinaj. Vëllëzërit Haradinaj njihen për kontributin e dhënë gjatë Luftës së Kosovës. Ramushi ishte komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Dauti ishte komandant i brigadës Jusuf Gërvalla. Kjo familje pati edhe dy djem dëshmorë Shkëlzenin dhe Luanin. Luani u vra më 6 maj 1997 gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë duke sjellur armë, ndërsa Shkëlzeni u vra me 14 prill 1999. Kjo familje humbi edhe një djalë tjetër të vrarë në një atentat në prill të vitit 2005, Enverin.[1] Kontributi i familjes Haradinaj përkujtohet çdo vit në Epopenë e Dukagjinit.
Veprimtaria në UÇK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Së bashku me Rexhep Selmin dhe Mujë Krasniqin me rastin e vrasjes së mësues-it Halit Geci më 28 nëntor 1997 dolën publikisht dhe deklaruan formimin e UÇK-së, Daut Haradinaj dha kontribut gjatë luftës ku shërbeu në zonën operative të Dukagjinit, Dauti është një nga 5 vëllezërit Haradinaj. Pas luftës Dauti ushtroi pozitën e nënkryetartit të AAK-së dhe vëllau i tij Ramush Haradinaj është themelues dhe kryetar i AAK-së që nga viti 2004 Dauti ka pozitën e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës[2], është i martuar dhe aktualisht jeton në Prishtinë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Historia e atentatit më enigmatik, si u vra Enver Haradinaj kur Ramushi e Dauti ishin ne burg?". Marrë më 2026-02-05.
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2015. Marrë më 28 nëntor 2014.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)