Delbnisht
Delbnishti |
---|
Delbnishti është një fshat në komunën Milot në rrethin e Kurbinit të Shqipërisë.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Delbnisht gjendet në Komunën Milot, Rrethi i Kurbinit, (Prefektura Lezhë). Delbnishti është një fshat piktoresk kodrinor nga ku mund të kundrohet një hapësirë e paanë nga Durrësi e deri në Ulqin.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e këtij fshati janë të krishterë katolikë. Fshati mburret me Kishën e Shën Teodorit dhe me historinë e pasur të kësaj kishe. Kisha ka qenë Selia rezidenciale e Arqipeshkvisë së Durrësit nga viti 1859 deri më 1937. Pallati arqipeshkvor tre-katësh i ndërtuar në vitin 1895 u dogj nga Haxhi Qamili me 2 shtator 1914. Në këtë fshat kanë shërbyer e banuar shumë meshtarë me emër të katolicizmit shqiptar përfshi edhe Imzot Prend Bjanku (Kameri) i cili u lind në këtë fshat. Kisha e Shën Teodorit në Delbnisht është mbyllur e fundit në Shqipëri, kur besimi fetar u ndalua me ligj nga regjimi famëkeq komunist. [1]
Banorët e fshatit Delbnisht njihen për mikpritjen, qëndrueshmërinë dhe zellin e tyre për besimin, dijen dhe përparimin. Në fakt, etimologjia e emrit Delbnisht mund t'i ketë rrënjët në zgjuarsinë për të cilën shquhen banorët e këtij fshati të vogël (dhelpër - dhelpnisht). [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Kastriot Marku (2008). Kishat e Kurbinit: kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin. Geer. ISBN 978-99956-22-22-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësia administrative Milot |
---|
Milot · Delbnisht · Ferr-Skuraj · Ferr-Shkopet · Fushë-Milot · Gallatë · Gërnac · Malbardhë · Mal-Milot · Selitë · Skuraj · Shkopet · Shullaz · Vinjoll |
redaktoni kutinë |
![]() | Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Kurbinit
- Vendbanime në Shqipëri