Demir Krasniqi
Demir Krasniqi | |
---|---|
U lind më | 10 shkurt 1950 Tygjec |
Vdiq më | 20. 8. 2021, Gjilan |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | këngëtar - shkrimtar |
Dermir Krasniqi ka lindur më 10 shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.
Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.
Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe[1] gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”. [2]
Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punoi dhe jetoi në Gjilan ku edhe më 20.8.2021 ndërroi jetë.[3]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra
- Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
- Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
- Gjakon Kosova, Gjilan 1998
- Bejtë Pireva, Gjilan 2002
- Zeqir Maroca,Gjilan 2002
- Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
- Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
- Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
- Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
- Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
- Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
- Kroi i këngës-Gjilan, 2006
- Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), nëntor 2006
- Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008
- Diell Lirie, Gjilan, 2008[4]
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.discogs.com/artist/2018820-Demir-Krasniqi
- ^ https://rajonipress.com/ndahet-nga-jeta-demir-krasniqi-krijues-i-palodhshem-kengetar-popullor-i-admiruar-nga-te-gjithe/
- ^ https://rajonipress.com/ndahet-nga-jeta-demir-krasniqi-krijues-i-palodhshem-kengetar-popullor-i-admiruar-nga-te-gjithe/
- ^ http://krijimtaria.blogspot.com/2008/11/diell-lirie-demir-krasniqi_9726.html