Jump to content

Derëmëhalla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Derëmëhalla, lagjja e lumit, në dokumentet osmane njihet edhe me emrin mëhalla Vis, apo edhe si Mëhalla e Poshtme, nga shkaku se gjendet në pjesën jugore të qytetit. Etimologjia e fjalës rrjedh nga gjuha turko-osmane dere, që do të thotë lumë, pra në përkthim do të ishte Lagjja e Lumit. Kjo lagje së bashku me Lagjen e Muhaxhirëve, nuk përmendet në sallnamet osmane të viteve 80-ta të shek.XIX, që do të thotë se ato akoma nuk ishin të formuara. Themelimi I kësaj lagjeje ka filluar nga vitet 80-ta të shek.XIX nga banorët shqiptarë të ardhur nga fshatrat e rrethinës dhe disa familje muhaxhire. Përveq familjeve shqiptare, kohë pas kohe, në këtë lagje janë vendosur edhe disa familje serbe-kolonë nga vise të ndryshme. Kjo lagje, në very kufizohej me rrugën kryesore, në perëndim me varrezat myslimane të qytetit, në jug me Mullirin Elektrik, tani Kualiteti, dhe në lindje me Lagjen e Bejlerve, me të cilën I ndante Lumi Mirusha dhe hapësira moçalike rreth tij.[1]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)