Mëhalla e Bejlerve
Mëhalla e Bejlerve, kjo lagje, ashtu si në popull dhe në literaturë, njihet si Bejler Mëhallë, kurse në dokumentet osmane shënohet me emrin Lagjja e Çarshisë. Siç u tha edhe më parë, kjo është lagjja më e vjetër e qytetit, e lidhur me themelimin e Gjilanit në gjysmën e dytë të shek.XVIII, nga familja feudale shqiptare Gjinolli. Lagjja është themeluar në një vend më të ngritur, në pjesën jugore të rrugës kryesore të qytetit, në hapësirën mes lumenjve Mirusha dhe Banja. Kurse qendra e saj ishte në vendin ku tani gjendet vetëshërbimi i madh me rrethinën e tij. Aty ndodheshin objektet kryesore të lagjes, Saraji, konakët, haremi, Sahat Kulla, Hamami, shtëpitë për banim dhe objekte të tjera. Këto objekte i jepnin një pamje të bukur kësaj lagje, ku ishte edhe një ambient I veçantë dhe dallonte nga pjesët e tjera të qytetit. Aty jetonin familjet shumëantarshëshe të bejlerve dhe agallarëve të familjes Gjinolli. Tani në atë pjesë të qytetit nuk qëndron asnjë prej objekteve të dikurshme madhështore të kësaj familjeje.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)