Sahat Kulla në Gjilan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 42°27′37″V 21°27′58″L / 42.460153°V 21.466137°L / 42.460153; 21.466137

Sahat Kulla në Gjilan

Sahat KullaGjilan ishte një ndër objektet publike më karakteristike të trashëgimisë arkitektonike kulturore të Gjilanit. Me sahatkullën shpesh identifikohej edhe Gjilani. Për këtë objekt karakteristik mungojnë të dhënat e nevojshme dokumentare, sidomos ato më të hershme, si për vitin e ndërtimit ashtu edhe për detajet e tjera. Nga disa të dhëna të autorëve të huaj, por edhe vendës, të bazuar në të dhëna memoriale, Sahat Kulla është ndërtuar nga Bahti bej Gjinolli, menjëherë pas vendosjes në Gjilan dhe fillimisht si kullë mbrojtëse për t'u shndërruar më vonë në Sahat Kullë.[1]

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjilani në janar

Sahatkulla u ndërtua prej gurësh të mëdhenj, të gdhendur, me dritare anash, të qitura me mbajtëse prej druri, mandej kishte oxhakun dhe pirgun me orën e vendosur në maje. Kjo bënte që më tepër t'i ngjante një pirgu observimi (vëzhgim),e ndërtuar ndoshta edhe për këtë qëllim.Sipas disa vizitorëve dimensionet e kullës ishin : gjerësia e themelit ishte 8m., lartësia nga toka deri te baza e kulmit 9m., kurse deri në majë 11m., pirgu ishte 5 m i larte dhe 1.50m i gjerë, gjerësia e katit të tretë me anësorët ishte 11.50m.,kurse lartësia 3.50.,kështu që nga toka deri në maje të pirgut kishte gjithsej 15-16m.[1]

Hapësira e saj shfrytëzohej edhe për takime të ndryshme. Në të mbaheshin edhe takimet e Islihatit. Ndërtimi i saj ishte bërë sipas traditës për sahat kullat, në qendër të qytetit (Çarshi), skaj rrugës kryesore në afërsi të Sarajit. Ora, e vendosur në këmbanore, shënonte kohën e saktë dhe shërbente për orientimin e banorëve të qytetit, zejtarëve e tregtarëve dhe kalimtarët e rastit.[1]

Sahat Kulla u rrënua nga pushtetarë të kohës rreth vitit 1922-23, mbase për t'iu marrë ora, e cila edhe tani qëndron e vendosur në kumbonaren e kishës ortodokse serbe të qytetit, të ndërtuar më 1938. Tiktaket e kësaj ore dëgjoheshin deri para një kohe nga këmbanorja e kishës. Sipas pasardhësve të familjes Gjinolli, ora e njëjtë gjendet e vendosur në Sahat Kullën e Prishtinës dhe se, që të dyja ishin blerë në Rusi, nga Jashar Pashë Gjinolli, sundimtar i Prishtinës, dhe të dyja u vendosën në vitet 1830.[1]

Ndërkaq, historiografia bën fjalë për një këmborë të dërguar për Sahat Kullën e Gjilanit nga Mahmut Pashë Rrotlla i Prizrenit, si trofe lufte pas shuarjes së Kryengritje së Dytë serbe më 1813. Mahmut Pashë Rrotlla, mik dhe bashkëpunëtor i Maliq Pashë Gjinollit, me atë rast kishte dërguar edhe dy këmbora të tilla iedhe në Prizren, të cilat edhe ishin vendosur, njëra në Sahat Kullën e kalasë së qytetit dhe tjetra në fshatin Mamush. Më tej thuhet se këmborës së Gjilanit më vonë i humbi çdo gjurmë.[1]

Ora publike me këmbanoren e saj qytetit i jepte hijëshi dhe, përveç kohës së saktë përmes një tiktaku të veçantë të saj, qytetarët njoftoheshin për ardhjen e vizitorëve në qytetin e tyre. E rrënuan ata që nuk ia ditën vlerën apo ata që deshën ta varfërojnë e ta zhveshin Gjilanin nga vlerat e tij të lashta monumentale kulturore, historike e arkitekturore.[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoraves nga themelimi deri ne gjysmen e pare te shek.XX. Gjilan. f. 111-114. ISBN 9789951621045. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!)