Jump to content

Mëhalla e Muhaxhirëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mëhalla e Muhaxhirëve, lagjja e muhaxhirëve në Gjilan, është themeluar nga familjet muhaxhire të dëbuara nga Sanxhaku i Nishit gjatë viteve 1877-78. Kjo lagje është themeluar në një hapësirë të lirë në pjesën veriore të qytetit, në afërsi të objektit të Gjimnazit të Vjetër, tani Universiteti, në të dy anët e rrugës së tanishme Halim Orana, në të djathtë me një rend të shtëpive deri afër teqes së Tarikatit Sadi dhe burimit të Banjës. Kurse në të majtë të kësaj rruge, deri te rruga Haki Myderrizi, ishin katër radhë të shtëpive mbështetur njëra pas tjetrës, pothuajse në një kulm. Nga të dhënat memorial të banorëve te lagjes mësuam se shtëpitë e tyre ishin të gjitha përdhesë, të rrethuara me thupra dhe të lyera me llaç.

Familje Muhaxhire kishte edhe në lagje të tjera të qytetit, ku më së tepërmi të koncentruara në Lagjen Derëmëhallë dhe në Lagjen e Balecit, si lagje më të reja, por edhe në lagje të tjera të qytetit.[1]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)