Jump to content

Diabeti i tipit 2

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diabetes tip II)

Diabetes mellitus tip II është sëmundje.

Diabeti tip II

  1. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familiare me këtë sëmundje.
  2. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus).
  3. Shkaktohet nga:
    • a. Mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, ose...
    • b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe).
  4. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
  5. Diagnoza:
    • a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
    • b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose...
    • c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
  6. Trajtimi:
    • a. Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
    • b. Hipoglicemikët oralë përdoren për trajtimin e diabetit tip II, por jo për diabetin tip I.
    • c. Insulina përdoret edhe me diabetin tip II nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit me hipoglicemikë oralë.
    • d. Inhibitorët e ACE-s e frenojnë përparimin e nefropatisë diabetike.
  7. Mbikqyrja:
    • a. Trajtimi i diabetit është i suksesshëm nëse parandalohen ose vonohen komplikimet.
    • b. Studimi i quajtur DCCT (Diabetes control and complications trial) tregoi se është e rëndësishme që niveli i hemoglobinës të glikoziluar të mbahet rreth 7-7.5%.
    • c. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) është treguesi kryesor i kontrollit afatgjatë të glukozës. HbA1c tregon pak a shumë vlerën mesatare të glukozës në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
    • d. Fruktozamina e serumit tregon vlerën mesatare të glukozës gjatë 2 javëve të fundit.
  8. Ketoacidoza diabetike nuk është e shpeshtë në pacientët me diabet tip II.
  9. Koma hiperosmolare hiperglicemike:
    • (a) Shkaktohet nga hipovolemia, stresi (infeksionet, trauma).
    • (b) Glukoza shpesh është mbi 1000 mg/dl, pa acidozë, me konfuzion ose komë, me pamjaftueshmëri akute të veshkave.
    • (c) Trajtimi = rehidrim, mortaliteti arrin 50%.