Jump to content

Diskutim:Kreshnik Qato

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kreshnik Qato. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kreshnik Qato, kampion askushi, dhe mashtrimi i tifozëve

Nuk kuptoj se si mundet një bokser aq modest që është Kreshnik Qato të ketë aq shumë vëmendje nga mediat shqiptare. Interesimi i mediave për të asesi nuk është në përpjesëtim të drejtë me rezulltatet e tij. Ku mbeti gazetaria analitike? Në mediat shqiptare Kreshnik Qato paraqitet si kampion bote. Ai është një yll, me këtë pajtohem edhe unë, por ai është një yll që shkëlqen prej mashtrimi. Ndeshjet e ti transmetohet në kanalet më të mdha televizive në gjuhën shqipe. Qato takohet me kryeministrin shqiptar dhe pjesëtar të qeverisë shqiptare, të cilet i premtojnë mbështetje. Qato bokson, dhe tifozet mbushin plot arenat e boksit për të shikuar atë, në mendimin e gabuar se shohin një bokser të klasit botëror.

Në fakt ai ka një titull me organizaten IBC, një organizatë koti që kërkush nuk e njeh. Si fitoj Kreshnik Qato këtë titull ? Duke fituar me pikë në 12 raunda kundër një amateri nga Ukraina, Rizvan Magomedov, që momentalisht radhitet në vendin e 580-te në botë në peshën Super Middleweight sipas faqes boxrec.com. Po e lexuat mirë! I ashtu-quajturi kampioni i botës Kreshnik Qato, në ndeshjen për titullin, fitoj me një diferencë të vogël kundër një kundërshtari që nuk rradhitet as ndër pesëqind më të mirët të kategorisë. Sipas faqes boxrec.com, Qato renditet i 67-i në botë në kategorinë Super Middleweight.

Një kërkim të shpejtë për "Kreshnick Qato", siç ai e shkruan emrin në anglisht, në Google në internet jep të gjitha rezulltatet, statistikat e tij si edhe disa artikuj në gjuhën angleze. Në 20 ndeshje profesionale Qato ka vetëm 14 fitore dhe 6 humbje, dhe vetëm dy ndeshje i ka fituar në nokaut, asesi diçka që i ngjan një kampioni. Sipas britishboxing.net që paraqet rënditjen zyrtare të federates britanike të boksit, Qato renditet i 8-ti në Britani. Në rënditjet botërore të organizatave serioze të boksit WBC, WBA, IBF dhe WBO, Qato në asnjëren prej këtyre rënditet ndër 15 më të mirët, si shembull Luan Krasniqi rënditet i 5-ti në WBO-së dhe i 9-ti në IBF.

Gazeta britanike Sportinglife.com në nje artikull e përshkruan  : "Qato është një bokser modest në Super-Middlewight me një talent të veçantë, çdoherë që lufton, një shtet i tërë e mbështet". Sipas promotorit të Qatos, Jonathan Feld, i cili shprehet në të njëjtën artikull, ai mbetet i befasuar se si një bokser si Qato mundët të ketë aq shum tifoz dhe aq shumë intersim për të në mediat shqiptare. Në çdo ndeshje të Qatos në Angli, kurr nuk shkojnë më pak se 500 tifozë shqiptar të zjarrtë, që paguajnë bileta për rreth 30 paunda (46€) për person. Shumë prej tyre biletat i blejn personalisht nga Qato. Kjo do të thot që këta tifoz paguajnë gjithësi mbi 23.000€ për çdo ndeshje , një shumë jo e vogël, një pjesë e madhe hyjnë direkt në xhepin e Qatos. Zakonisht ndeshjet organizohen në arena të falimentuara dhe interesimi përveç tifozëve naiv të Qatos, është i papranishëm për këta ndeshje.

Rezulltatet e Qatos s'jan diçka që të bëjn për ti çuar vetullat. Gazetarët dhe mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi për artikujt që shkruajnë dhe emisionet që transmetojnë. Kjo Qatomani ka bërë që tifozet dhe masat, normalisht të uritur për suksese kuqezi, nuk janë në dijeni që ti vlerësojnë kualitetet e Qatos. A duhet të krenohemi si shqiptar për një bokser tepër modest ? A duhet të konsiderohet si superyll një bokser i tillë ? Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfar sinjale japim botës duke nderuar sportist si Qato si superyje. Edhe pse normalisht duhet të gëzohemi shumë për sukseset e sportistëve shqiptar nëpër botë, gazetarët duhet t'i vlerësojnë rezulltatet e tyre me paanëshmëri. Kreshnik Qato nuk është kampion por vetëm një flluskë që ende ska plas.


http://www.sportinglife.com/boxing/news/story_get.cgi?STORY_NAME=boxing/05/10/05/BOXING_Column.html http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=067672 http://www.britishboxing.net/?page=rankings&org=22&rank=209

Kreshnik Qato mashtron tifozet shqiptar

[Redakto nëpërmjet kodit]

Duke lexuar ca artikuj sportive me ra ne sy emri i Kreshnik Qatos Kampion Boksi ne IBC. Jo me u tregu si i ditur por une e ndjek boksin prej shume kohesh dhe i kam pa ato neshjet kryesore ne Pay Per View kur me eshte dhone rasti dmth kam icik njohuri ne ket sport. Si pjeshken e arushes qeka Kreshnik Qato Kampion Bote thashe me vete, ai eshte boksier VK edhe nje jevg ta gjesh ne rruget e Philadelphias e bon dru ket Qaton pranej thashe s'ka munsi. Them qe eshte boksier VK duke e pare ne foto dukej si rob i vrame jo boksier i permasave nderkombetare. Por ca eshte ky titulli qe ka fitu ky? SuperMiddleWeight ne IBC division Dmth te kujton ato letrat me vlere qe jepnin atehere kur ushqimet u kane pas shit me tollona :@ff ............ Gallata mo e forte ktu eshte se shtypi e paska bo ket Qaton sikur te ishte Enver Hoxha ne paraden e 1 majit. As Muhamed Ali nuk boni kaq buje ne Zaire mora vesh. Eh cna ka gjet ne mer plak qe krenohemi me keto viktima qe s'bojne i lek. Boksier VK me rekord 9-6 qe neshjet i zhvillon ne palestra lagjesh

Kreshnik Qato është mashtrues dhe kurgjë tjetër! E kuptova tash kur kërkova në google. Kërkoni "kreshnick qato" në anglisht ashtu e shkruan emrin dhe shikoni rezulltatet e tij, ka 6 humbje 12 fitore vetem dhe ndeshjet i ka me bokser shumë të dobët. Nuk kuptoj pse e quan veten kampion ky Kreshnik Qato kurse në fakt është një koqe kanari.

Kreshnik Qato vertet mashtrues

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kreshnik Qato qenka kampion ? Edhe e kam menduar keshtu kur i lexova artikujt të shumta për të, por tani e kuptova se ky si bokser është i mirë sa një gjysëm koqe kanari. Kërkoni në google kreshnik qato ose kreshnick qato dhe do të kuptoni se Qato është një mashtrues. Vetëm në gazetat shqiptare Qato paraqitet si kampion kurse ata angleze e quajnë një bokser "modest".

Shkruaj nje burim ketu, qe mundet njeri me i besu, dhe mundesh me shkruajt se eshte mashtrues, amo hajd vec ta shkruj nuk ka ketu, WP eshte neutral, sic eshte shkruhet, dhe jo si e doni njerzit sipas deshires t'vete. --Ko.S.y diskuto°) 29 Janar 2007 01:20 (UTC)
Ka mundësi të jetë dikush që kërkon t'i dëmtojë figurën për arsye personale apo ekonomike [1]. Dori | Diskuto 29 Janar 2007 02:33 (UTC)
Mundet me kone edhe ashtu, por sic e ke be tash, mire eshte. --Ko.S.y diskuto°) 29 Janar 2007 11:22 (UTC)