Dita e Nënës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rhododendron 'Mother's Day'.jpg

Dita e Nënës është një festë për të nderuar nënën dhe amësinë, lidhjet e nënës dhe ndikimin e nënave në shoqëri. Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës, më së shpeshti në muajin mars ose maj.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dita e Nënës përfshin nënat biologjike, njerkat, të afërmet, vjehrrat, dadot apo edhe ndonjë mike. Ajo plotëson festime të ngjashme për të nderuar anëtarët e familjes, të tilla si Dita e Babait, Dita e Vëllezërve dhe Dita e Gjyshërve.

Dita e Nënës i ka rrënjët në lëvizjen e grave angleze dhe amerikane. Më 1865, amerikania Ann Maria Reeves Jarvis organizoi Takimet e Ditës së Nënave, ku nënat mund të mblidheshin dhe të shkëmbenin ide mbi çështjet aktuale. Kjo nuk lidhet (drejtpërdrejt) me festimet e shumta tradicionale të nënave dhe amësisë që kanë ekzistuar në të gjithë botën ndër mijëra vjet, siç është kulti grek Cybele, Rea Nëna e Madhe e zotave, festivali romak Hilaria, ose festimi i të Dielës së Krishterë (fillimisht një përkujtim i Kishës Nënë, e jo amësisë). [1] Sidoqoftë, në disa vende, Dita e Nënës është akoma sinonim me këto tradita të vjetra.

Versioni modern i Ditës së Nënës me origjinë nga SHBA herë pas here është kritikuar për karakterin komercial të saj[2] [3] Madje edhe vetë ideatorja e saj Jarvis më vonë u pendua për këtë komercializim duke shprehur keqardhjen se ky kurrë nuk ishte qëllimi i saj. [4]

Datat nëpër botë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vendet e dikurshme të Bllokut Lindor siç ishte edhe RSFJ, Dita e Nënës nuk u festua por në vend të saj festohej Dita Ndërkombëtare e Grave. Në vende të tilla Dita e Nënës u hodh poshtë si një "krijim reaksionar i botës perëndimore".

Ndërsa festa e nënës me origjinë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar edhe në vende të tjera, festimet ekzistuese, të mbajtura në data të ndryshme, në nderim të amësisë janë përshkruar si "Dita e Nënës", siç është Nëna e Diel në Mbretërinë e Bashkuar [5] ose, p.sh. në Greqi, Kisha ortodokse feston paraqitjen e Jezu Krishtit në tempull (më 2 shkurt të Kalendarit Julian). Në Greqi festohet Dita e Nënës me karakter laik e po ashtu edhe ajo me karakter fetar.[6] E Diela e Nënës shpesh quhet "Dita e Nënës" edhe pse janë dy festa të ndryshme.

Në disa vende, data e miratuar është e rëndësishme për fenë shumicë, siç është Dita e Virgjëreshës Mari në vendet katolike. Vendet e tjera zgjodhën një datë me domethënie historike. Për shembull, Dita e Nënës në Bolivi është një datë fikse, duke kujtuar një betejë në të cilën gratë kishin marrë pjesë për të mbrojtur fëmijët e tyre. [7]

Disa vende, siç është Rusia, festojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave në vend të Ditës së Nënës [8] ose thjesht festojnë të dy festat, që është zakon në Ukrainë. Kirgistani ka prezantuar kohët e fundit Ditën e Nënës, por "vit pas viti Dita Ndërkombëtare e Grave sigurisht që është rritur në status". [9]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Schmidt, Leigh Eric (1997). Princeton University Press (red.). Consumer Rites: The Buying and Selling of American Holidays (bot. reprint, illustrated)). ff. 256–275. ISBN 978-0-691-01721-1. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Larossa, Ralph (1997). University of Chicago Press (red.). The Modernization of Fatherhood: A Social and Political History (bot. illustrated)). University of Chicago Press. ff. 90, 170–192. ISBN 978-0-226-46904-1. Ann Jarvis OR Anna Jarvis mother's day. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Helsloot, John (2007), "10. Vernacular Authenticity: Negotiating Mother's Day and Father's Day in the Netherlands", përmbledhur nga Margry, Peter Jan; Roodenburg, Herman (red.), Reframing Dutch Culture: Between Otherness and Authenticity, Progress in European Ethnology (bot. illustrated)), Ashgate Publishing, ff. 6–7, 203–224, ISBN 978-0-7546-4705-8 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Newcomer, Daniel (2004). Reconciling Modernity: Urban State Formation in 1940s León, Mexico (bot. illustrated)). University of Nebraska Press. ff. 132–139. ISBN 978-0803233492. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sherman, John W. (1997). The Mexican Right: The End of Revolutionary Reform, 1929–1940 (bot. illustrated)). Greenwood Publishing Group. f. 44. ISBN 978-0275957360. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Helsloot 2007, p. 208 "The American origin of the Day, however, was duly acknowledged. 'The idea is imported,. America led the way.'"
  2. ^ "Mother's Day 2016: Which countries celebrate it on 8 May – and why?". The Independent. 8 maj 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Mother's Day 2017, The Daily Telegraph
  4. ^ Trammell, Kendall. "Mother's Day founder later came to regret it". CNN. Marrë më 2018-05-13. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Mothering Sunday Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ebaugh, Helen Rose; Chafetz, Janet Saltzman (2000). Religion & the New Immigrants: Continuities & Adaptations in Immigrant Congregations. AltaMira Press. f. 357. ISBN 0742503909. Marrë më 2019-07-09. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Sources for Bolivia:
  8. ^ Historical Dictionary of the Russian Federation Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "About International Women's Day". International Women's Day. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)