Jump to content

Divya Deshmukh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Divya Deshmukh
Deshmukh më 2024
ShtetiIndia India
Lindi më (2005-12-09) 9 dhjetor 2005 (19 vjeçe)
Nagpur, Indi
TitulliMjeshtër Ndërkombëtar
Mjeshtre e Madhe Femër
Vlerësimi FIDE2493 (nëntor 2024)
Vlerësimi më i lartë2501 (tetor 2024)
Rënditja13 (nëntor 2024)
Renditja më e lartë11 (tetor 2024)

Divya Deshmukh (lindi më 9 dhjetor 2005) është një shahiste indiane që mban titullin Mjeshtre Madhe Grua dhe Mjeshtër Ndërkombëtar.[1] Ajo është tre herë fituese e medaljes së artë në Olimpiadë. Deshmukh gjithashtu ka fituar medalje të shumta të arta në Kampionatin Aziatik, Kampionatin Botëror të Juniorëve si dhe Kampionatin Botëror për të Rinj.[2]

Jeta e hershme dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deshmukh lindi në Nagpur në një familje Marathi.[3] Prindërit e saj, Jitendra Deshmukh dhe Namratha Deshmukh, janë mjekë. Ajo përfundoi provimet e saj të bordit të klasës 12.[4]

Karriera e shahut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deshmukh u bë Mjeshtre e Madhe e 21-të e Indisë në vitin 2021.[3] Ajo fitoi Kampionatin Indian të Shahut për femra 2022.[5] Ajo gjithashtu fitoi një medalje bronzi individuale në Olimpiadën e Shahut 2022. Ajo ishte gjithashtu pjesë e ekipit fitues të medaljes së artë FIDE Online Chess Olympiad 2020.[6][7]

Në vitin 2023, në Almaty ajo fitoi Kampionatin Aziatik të Shahut për Femra.[8] Më pas ajo përfundoi e para në seksionin e shpejtë për femra në Turneun Indian të Shahut Tata Steel. Në turne, ajo mundi Harika Dronavalli, Vantika Agrawal, Koneru Humpy, Savitha Shri B, Irina Krush, dhe Nino Batsiashvili, barazoi kundër kampiones botërore për femra, Ju Wenjun dhe Anna Ushenina, dhe pësoi humbjen e saj të vetme ndaj Polina Shuvalova.[9]

Në shtator 2024 ajo fitoi medaljet e arta ekipore si dhe medaljet e arta individuale në Olimpiadën e 45-të të Shahut në 2024.[10]

  1. ^ Ahmed, Shahid (19 tetor 2021). "Divya Deshmukh becomes the 22nd Woman Grandmaster of India" (në anglisht). Chessbase India. Marrë më 27 shkurt 2022. Divya Deshmukh scored her final WGM-norm in her first tournament in over 17 months at First Saturday GM October 2021.
  2. ^ Raghavan, R. Srinivasa (2024-06-20). "Divya Deshmukh, India's new chess star, looks set to checkmate the world". thefederal.com (në anglisht). Marrë më 2024-06-20.
  3. ^ a b "Meet Divya Deshmukh: All You Need To Know About Indian Chess Player Who Faced Sexism From Fans - In Pics". Zee News (në anglisht). Marrë më 2024-06-20.
  4. ^ "Nagpur's queen India's pride: Divya Deshmukh is world junior chess champion". The Times of India (në anglisht). 2024-06-14. ISSN 0971-8257. Marrë më 2024-06-20.
  5. ^ Navalgund, Niranjan (5 mars 2022). "Arjun Erigaisi, Divya Deshmukh Clinch Indian National Championships" (në anglisht). chess.com. Marrë më 10 korrik 2022.
  6. ^ "India – FIDE Online Olympiad 2020". FIDE Online Olympiad 2020 / 24 July - August 30 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2022. Marrë më 27 shkurt 2022.
  7. ^ "Who is Divya Deshmukh? Nagpur chess prodigy bags World U-20 Chess Championship title - CNBC TV18". CNBCTV18 (në anglisht). 2024-06-14. Marrë më 2024-06-20.
  8. ^ Asian Continental Women Chess Championship 2023
  9. ^ TATA STEEL CHESS INDIA RAPID 2023 (WOMEN)
  10. ^ Burtasova, Anna (2024-09-22). "India triumphs at 45th Chess Olympiad, winning both Open and Women's competitions". www.fide.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2024-09-22. Marrë më 2024-09-22.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]