Dubravka Ugreshiq
Dubravka Ugrešić | |
---|---|
U lind më | 27 mars 1949 |
Vdiq më | 17 mars 2023 |
Kombësia | Kroate |
Gjinitë letrare | romane, tregime, poezi |
Dubravka Ugrešić (lindur më Kutina, Kroaci, 27 mars 1949 - vdiq më 17 mars 2023) është shkrimtare e njohur nga Kroacia e cila që prej vitit 1999 jeton në Hollandë.
Me baba kroat dhe nënë bullgare, Ugrešići u rrit në qytetin e lindjes në rajonin e Sisakut pranë Zagrebit. Studioi letërsi ruse dhe letërsi të krahasuar në Fakultetin filozofik të Universitetit të Zagrebit.[1] Për njëzet vite punoi në Institutin për shkencë dhe letërsi në atë fakultet.
Në ish-Jugosllavi u bë fillimisht e njohur në vitin 1981 me satirën fiksionale postmoderne Štefica Cvek u raljama života (Shtefica Cveku nëpër nofulla të jetës), histori e zgjimit të një daktilografisteje adoleshente nga Zagrebi. Romani u adaptua tre vite më vonë në filmin kult U raljama života nga regjisori Rajko Grlić.
Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Ugrešići ishte mjaft aktive me prononcime publike dhe shkrime kundër nacionalizmave, luftës dhe dhunës ndëretnike (më vonë të përmbledhura në vëllimin Kultura laži - Kulturë gënjeshtrash). Për shkak të qëndrimeve të saj, mediat kroate të kohës e akuzojnë si “tradhtare e popullit” dhe “shpifëse”. Më 1993 Dubravka Ugrešić lë Kroacinë dhe pas endjeve disavjeçare në Gjermani, Hollandë dhe Shtete të Bashkuara, vendoset përfundimisht në Amsterdam. Ajo shkruan, ligjëron në universitete amerikane dhe europiane dhe bashkëpunon me revista dhe gazeta evropiane.
Librat e Dubravke Ugrešićit janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë lauruar me çmime të rëndësishme letrare ndërkombëtare.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mali plamen (1971)
- Filip i sreća (1976)
- Poza za prozu (1978)
- Nova ruska proza (1980)
- Štefica Cvek u raljama života (1981)
- Život je bajka (1983)
- Forsiranje romana-reke (1988) (përkthyer në shqip si Piramida e Emës, 1990)
- Kućni duhovi (1988)
- Američki fikcionar (1993)
- Kultura laži (1996)
- Muzej bezuvjetne predaje (1998) (Muzeu i kapitullimit pa kushte, 2009)
- Zabranjeno čitanje ( 2001)
- Ministarstvo boli ( 2004) (Ministria e dhimbjes, 2010)
- Nikog nema doma (2005)
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi Meša Selimović (1988)
- Çmimi "Ksaver Šandor Gjalski" (1988)
- Çmimi vjetor i NIN-it (femra e parë që e fiton, më 1988)
- Çmimi i qytetit të Zagrebit (1989)
- Çmimi vjetor zviceran për librin më të mire të eseve (Prix Européen de l’Essai Charles Veillon, 1996)
- Çmimi gjerman SWF-Bestenliste Literaturpreis (1998.)
- Çmimi skandinav (Versetsprijs, Stichting Kunstenaarsverzet 1942 – 1945, 1997.)
- Çmimi austriak për literature evropiane (Oesterreichisches Staatspreis fur Europaische Literatur 1999.)
- Çmimi gjerman për eseistikë "Heinrich Mann" (Heinrich Mann Preis, Akademie Der Kunste Berlin, 2000.)
- Mirënjohje në PEN çendër të B e H (2002.)
- Çmimi "Katarina Frankopan" (e ka refuzuar pranimin më, 2002.)
- Çmimi italian Premio Feronia – Citta di Fiano (2004.)
- Çmimi britanik Independent Foreign Fiction Prize, në rrethin e ngushtë (2006.)
- Çmimi amerikan i literatures "James Tiptree, Jr." 2010.;
- Çmimi letrar kroat "Ivan Goran Kovačić" 2011.;
- në Austri Çmimi "Jean-Améry" për ese;[2] 2012.
- Çmimi Neustadt International Prize for Literature 2016[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Balkan warrior, The Guardian, 23 shkurt 2008" (në anglisht).
- ^ Jean Améry-Preis für Dubravka Ugresic. In: Saarbrücker Zeitung (Kultur) 29. augusta 2012, S. BB5
- ^ http://neustadtprize.org/