eKosova
Webfaqja | ekosova |
---|---|
Komercial | Po |
Tipi i faqes | Shërbime qeveritare |
Regjistrim | I obliguar |
Gjuha(t) e gjendshme | Shqip Anglisht Serbisht |
përdoruesit | Gjithsej 920,000+ (2024)[1] |
Pronari | Qeveria e Kosovës |
Krijuar nga | Agjencia e Shoqërisë së Informacionit Ministria e Punëve të Brendshme |
Lëshuar më | 2020 |
Gjendja e tanishme | Aktive |
Platforma e shërbimeve elektronike eKosova[a], ndryshe Platforma eKosova (ang: eKosova Platform; srb: Платформа еКосова) ose thjesht eKosova është një portal qeveritar në internet i ofruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët e Kosovës që t'i plotësojnë nevojat e tyre administrative përmes internetit, shërbime të cilat zakonisht plotësoheshin nëpër sportele të komunave respektive.[2]
Ajo ofron shërbime me dhe pa pagesë për individë dhe biznese, siç janë tërheqja e çertifikatës së lindjes, aplikimi për subvencion, vërtetimin e të kaluarës kriminale, e të tjera. Këto dokumente shpesh kërkohen nga punëdhënësit dhe institucionet publike.[3][4] Në 2021, Ministria e Industrisë i ofroi mundësinë bizneseve të aplikojnë për grante dhe subvencione në internet përmes eKosovës.[5]
Shërbimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shërbimet që i ofron portali përfshijnë:
- Shkarkimin e dokumenteve civile si çertifikata e lindjes apo martesës;
- Aplikimin për subvencione apo ndihmë sociale;
- Përzgjedhjen e doktorit familjar;
- Qasjen më të afërt tek shërbimet komunale
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shkruajtur në media edhe si "e-Kosova", me vizë në mes.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "ZKM: Në e-Kosova janë mbi 920 mijë përdorues dhe mbi 175 shërbime elektronike". Buletini Ekonomik. 18 korrik 2024. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ^ "Platforma e Shërbimeve elektronike eKosova". Agjencia e Shoqërisë së Informacionit. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ^ Zogaj, Laurenta (30 nëntor 2022). "Në eKosova tani mund ta merrni dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë". Sinjali. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ^ Istrefi, Ermir (9 janar 2024). "Lansohen katër shërbime të reja në eKosova, kanë të bëjnë me përzgjedhjen e mjekut familjar". Klan Kosova. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ^ "eKosova Portal for Grant and Subsidy Applications (XK0001)" [Portali eKosova për Aplikime të Granteve dhe Subvencioneve (XK0001)]. Open Government Partnership (në anglisht). Marrë më 8 nëntor 2024.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |