Shko te përmbajtja

eKosova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Platforma eKosova
Lloji i faqes
Shërbime qeveritare
Qasshëm Shqip
Anglisht
Serbisht
Pronari/jaQeveria e Kosovës
Krijuar ngaAgjencia e Shoqërisë së Informacionit
Ministria e Punëve të Brendshme
URLekosova.rks-gov.net
RegjistrimiI obliguar
PërdoruesitGjithsej 920,000+ (2024)[1]
Lansuar2020

Platforma e shërbimeve elektronike eKosova[a], ndryshe Platforma eKosova (ang: eKosova Platform; srb: Платформа еКосова) ose thjesht eKosova është një portal qeveritar në internet i ofruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët e Kosovës që t'i plotësojnë nevojat e tyre administrative përmes internetit, shërbime të cilat zakonisht plotësoheshin nëpër sportele të komunave respektive.[2]

Ajo ofron shërbime me dhe pa pagesë për individë dhe biznese, siç janë tërheqja e çertifikatës së lindjes, aplikimi për subvencion, vërtetimin e të kaluarës kriminale, e të tjera. Këto dokumente shpesh kërkohen nga punëdhënësit dhe institucionet publike.[3][4]

Në 2021, Ministria e Industrisë i ofroi mundësinë bizneseve të aplikojnë për grante dhe subvencione në internet përmes eKosovës.[5] Po atë vit, u implementua skema për rimëkëmbje ekonomike për familjet dhe bizneset e ndikuara financiarisht nga pandemia COVID-19.[6]

Shërbimet që i ofron portali përfshijnë, por nuk mbarojnë me:

  1. Shkruajtur në media edhe si "e-Kosova", me vizë në mes.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "ZKM: Në e-Kosova janë mbi 920 mijë përdorues dhe mbi 175 shërbime elektronike". Buletini Ekonomik. 18 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2025. Marrë më 8 nëntor 2024.
  2. "Platforma e Shërbimeve elektronike eKosova". Agjencia e Shoqërisë së Informacionit. Marrë më 8 nëntor 2024.
  3. Zogaj, Laurenta (30 nëntor 2022). "Në eKosova tani mund ta merrni dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë". Sinjali. Marrë më 8 nëntor 2024.
  4. Istrefi, Ermir (9 janar 2024). "Lansohen katër shërbime të reja në eKosova, kanë të bëjnë me përzgjedhjen e mjekut familjar". Klan Kosova. Marrë më 8 nëntor 2024.
  5. "eKosova Portal for Grant and Subsidy Applications (XK0001)" [Portali eKosova për Aplikime të Granteve dhe Subvencioneve (XK0001)]. Open Government Partnership (në anglisht). Marrë më 8 nëntor 2024.
  6. "E-Kosova: Ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesat e fëmijëve". Albanian Post. Marrë më 2025-01-22.
  7. I, Y. (2024-05-03). "Faturat e KEDS-it tashmë mund t'i paguani edhe përmes platformës eKosova". GazetaBlic (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-01-22.