Shko te përmbajtja

E Ngrirë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"E Ngrirë"
Këngë

"E Ngrirë" është një këngë e realizuar nga këngëtarja dhe kantautorja shqiptare Elhaida Dani. Kënga u publikua si një teke përmes Epops Music.[1][2] Është shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo dhe është prodhuar nga Darko Dimitrov për pjesëmarrjen e saj në Kënga Magjike 2017.[3]

Elhaida Dani performoi këngën për herë të parë në edicionin e 19-të të Kënga Magjike më 19 nëntor 2017.[4] Kënga përfundoi e dyta në finalen e madhe të Kënga Magjike 2017 me 988 pikë.[5] Elhaida përveç kësaj, publikoi një version në gjuhën angleze të këngës me titull "Amazing" me videon muzikore shoqëruese më 11 dhjetor 2017.[6][7]

  1. "Elhaida Dani - E Ngrire Kenga Magjike 2017 | Official Music Video". YouTube. 19 nëntor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2019. Note: Open description for credits.
  2. "E Ngrirë by Elhaida Dani on Apple Music". music.apple.com (në anglisht). Apple Music.
  3. "Elhaida Dani releases Kënga Magjike song "E Ngrire" ahead of Christmas EP with English songs". wiwibloggs.com (në anglisht). Wiwibloggs. 24 nëntor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2019.
  4. "Elhaida Dani vjen "E ngrirë" në Kënga Magjike 2017 (Video)". telegrafi.com. 21 nëntor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2019.
  5. ""E çmendur", kënga më e mirë për 2017-ën". tvklan.al. TV Klan. 10 dhjetor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2019.
  6. "Elhaida Dani konverton 'E ngrirë' në 'Amazing'!". prive.al. 11 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2019. Marrë më 10 dhjetor 2019.
  7. "Pas finales së "Kënga Magjike" Elhaida Dani sjellë surprizën e radhës!". gazetaexpress.com. 11 dhjetor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2019.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]