Edukimi shëndetësor në Kosovë
Edukimi shëndetësor(ESH) nënkupton kombinimin e përvojave të të mësuarit për ti ndihmuar individët dhe shoqëritë të përmirësojnë shëndetin e tyre. Kjo arrihet duke rritur njohuritë e komunitetit, ose duke ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve të tyre.[1]
Edukimi shëndetësor në Kosovë (ESHK) përkrahet nga Programi për Edukim dhe Promovim Shëndetësor (PEPSH).[2] Edukimi shëndetësor në Kosovë ka qenë i mirënjohur që nga vitet e 80-ta, por u legalizua një vit pas luftës, gjegjësisht në vitin 2000.
Edukimi shëndetësor mund të arrihet më së miri me mbajtjen e orëve mësimore për temë që ka të bëj me edukim shëndetësor, ose përzgjedhjes së ESH si lëndë zgjedhore nëpër institucionet arsimore. Planprogrami për ESH gjendet në librin “I shëndoshë dhe i lumtur”[3], i cili është aprovuar si dokument legjitim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.[4]
Për edukim shëndetësor, rëndësi të madhe kanë lëndët mësimore si: Edukata Qytetare, Edukata Fizike dhe Biologjia. Kapitujt për edukimin shëndetësor janë në fund të librit, dhe si rezultat zakonisht këtyre temave nuk i'u kushtohet vëmendja e duhur.
Promovimi i shëndetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekziston një lidhje e pashkoqitshme ndërmjet termit 'edukimi shëndetësor' dhe 'promovimi shëndetësor'. Promovimi i shëndetit është përhapja e edukimit të shëndetit me ndihmën e institucioneve edukativo-arsimore dhe të ambientit jetësor në përgjithësi. Pra, promovimi i shëndetit u mundëson njerëzve që ta rrisin kontrollin mbi shëndetin e tyre.[5] Ky promovimi bëhet në mjedise të veçanta, të tilla si shkollat, spitalet, vendet e punës, zonat e banuara etj.[6]
"Promovimi shëndetësor nuk mund të ndodh pa edukim shëndetësor."
Përkufizime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa përkufizime të promovimit shëndetësor janë:
- ‘"Promovimi i shëndetit përfshin forcimin e aftësive të individëve për të inkurajuar sjellje të shëndetshme, dhe kjo gjithashtu përfshin ndërtimin e mjediseve të shëndetshme shoqërore dhe fizike për të mbështetur këto sjellje,’’[7]
- "Promovimi i shëndetit është çdo kombinim i edukimit shëndetësor dhe ndërhyrjeve të ngjashme organizative, ekonomike dhe politike të dizajnuara për të lehtësuar ndryshime të sjelljes dhe mjediseve të favorshme për shëndetin,’’[8]
- "Promovimi shëndetësor është procesi i aftësimit të individëve për të rritur kontrollin e tyre mbi shëndetin, si dhe për t’a përmirësuar atë."[9]
Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1986 i ka formuluar parimet bazë të promovimit shëndetësor, si vijojnë më poshtë:
- Promovimi shëndetësor përfshin popullatën në tërësi,
- promovimi shëndetësor fokusohet në faktorët përcaktues ose shkaktarët e sëmundjeve,
- promovimi shëndetësor kombinon metoda dhe përqasje të ndryshme, por që gjithsesi plotësojnë njëra- tjetrën,
- promovimi shëndetësor ka synim kryesor përfshirjen dhe bashkëpunimin konkret dhe të drejtpërdrejtë të popullatës.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi 'Promovim i Shëndetit‘ së pari e përdori historiani mjekësor, Henry E. SIGERIST në vitin 1945. Henry Sigerist ka përcaktuar katër detyra kryesore të mjekësisë:
- Promovimin e shëndetit
- Parandalimin e sëmundjes
- Trajtimin e të sëmurëve
- Rehabilitimin.
Koncepti modern i shkollës promovuese të shëndetit ka origjinën nga bashkëmendimi i Organizatës Botërore të Shëndetesisë në vitin 1996, dhe Grupit Skocez për Edukimin Shëndetësor i mbajtur ne Skotlandë.
Nga viti 1993 deri më tani, 43 vende Evropiane janë anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Shkollave Promovuese të Shëndetit. Ky rrjet është themeluar në bashkëpunim të OBSH-së[10], Zyrës për Evropë[11], Komisionit Evropian[12] dhe Këshillit të Evropës[13].
Historiku në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi i promovimit të shëndetit në Kosovë ka filluar me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF[14] dhe Organizatës Botërore për Migrim[15]. Më vonë, në vitin 2004 u lidh një Marrëveshje Mirëkuptimi të Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor[16]. Ky partneritet ka për qëllim nismën e shkollave promovuese të shëndetit. Këto Ministri u pajtuan që ta nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit (MM), ashtu që:
- Të zhvillojnë politikat dhe të sigurojnë bashkëpunim ndërministror në fushën e edukimit shëndetësor dhe promovimit shëndetësor,
- të promovojnë ambient të shëndoshë shkollor, ku nxënësit mund të përfitojnë njohuri dhe aftësi të reja, dhe
- të përmirësojnë dhe forcojnë partneritetin ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunitetit, dhe të gjitha agjencionet të kenë rol pozitiv në mirëqenien e tyre.[17]
Deri tani, në përbërjen e Komitetit bëjnë pjesë: perfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dy perfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (Sektori i Planprogrameve dhe Infrastrukturës)[18], një përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuesi i Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike[19], përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it, Organizatës Botërore për Migrim dhe koordinatorja e programit.
Mënyrat e promovimit të shëndetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mënyrat më të mira të promovimit shëndetësor nga edukatori i shëndetit janë:
- Informimi dhe edukimi shëndetësor i popullatës në qendrat shëndetësore,
- Përmirësimi i gjendjes shëndetësore të individëve, familjeve dhe komuniteteve,
- Promovimi i sjelljeve të shëndetshme,
- Trajtimi i çështjeve të diskutueshme shëndetësore,
- Informimi rreth qëllimit të shërbimit,
- Komunikimi efektiv i informacionit shëndetësor tek individët, grupet dhe publikun në përgjithësi,
- Rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për shërbimet dhe ndihmesa e individëve dhe komunitetit për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për përmirësimin ose ruajtjen e gjendjes së tyre shëndetësore,
- Organizimi dhe zbatimi i fushatave për promovimin e shëndetit,, tribunave dhe manifestime të tjera,
- Planifikimi dhe koordinimi i aksioneve për promovimin e shëndetit,
- Bashkëpunimi për informim të gjerë me komunën, qeverinë, organizatat humanitare, shoqatat dhe asociacionet nga vendi dhe bota,
- Forcimi i veprimit të komunitetit,
- Zbatimi i veprimtarisë publicistike përmes përgatitjes së botimeve të ndryshme nga fusha e shëndetësisë (broshura, pllakate, fletushka, etj),
- Krijimi i mjediseve mbështetëse,
- Zvogëlimi i vdekjeve të parakohshme.
Promovimi i edukimit shëndetësor në shkolla të Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri tani, vetëm rajoni i Gjakovës ka bërë hulumtime sa i përket kësaj teme. Nga anketat të cilëve iu kanë përgjigjur mësimdhënësit dhe nxënësit, janë mbledhur këto të dhëna. [20]
Pyetje | Po | Jo |
---|---|---|
Gjatë 12 muajve të fundit, a ka ofruar shkolla juaj shqyrtimin oral shëndetësor ose vaksinimin për nxënës? | 90% | 10% |
Gjatë 12 muajve të fundit, a ka ofruar shkolla juaj arsimim rreth menaxhmit të ushqimit, aktivitete fizike apo këshillim në palestër? | 50% | 50% |
Gjatë 12 muajve të fundit, shkolla juaj a ka ofruar shërbimet e identifikimit për abuzim fizik, seksual, ose emocional për nxënës? | 80% | 20% |
Gjatë 12 muajve të fundit, a keni marrë ndonjë subvencion për aktivitete promovuese, të tilla si programet humbje në peshë, ose programe për ndërprerjen e duhanit? | 90% | 10% |
Gjatë 12 muajve të fundit, a ka siguruar shkolla juaj dhurata, njohje publike, certifikata apo çmime për pjesëmarrje në programet e promovimit të shëndetit? | 70% | 30% |
Gjatë 12 muajve të fundit, a është ofruar ndonjë aktivitet ose shërbime për shkollën nga ndonjë organizatë joqeveritare (OJQ) apo institucion shëndetësor lokal? | 60% | 40% |
Gjatë 12 muajve të fundit a janë ndërmarrë aktivitete ose shërbime për të publikuar promovimin e shëndetit si posterët në shkollë apo njoftimet shfaqën në mediat elektronike të shkollës? | 60% | 40% |
Gjatë 12 muajve të fundit a ka ndonjë aktivitet ose programe fizike të ndryshme midis grupeve të shkollës, p.sh. një garë në mes nxënësve nga klasat e ndryshme? | 80% | 20% |
Gjatë 12 muajve të fundit, a keni punuar ju ose të tjerët në mbikëqyrjen ose koordinimin e promovimit shëndetësor në këtë shkollë në ato aktivitete me stafin arsimor shëndetësor? | 30% | 70% |
Rezultatet e anketës tregojnë nivel mjaft të ultë të aktiviteteve promovuese në shkollë. Më shumë përgjigje pozitive ka pasur vetëm për disa forma të aktiviteteve, ndërsa është raportuar nivel mjaft i ultë i përkrahjes së organizimeve të aktiviteteve të ndryshme promovuese shëndetësore qoftë nga shkolla, organizatat tjera apo nga institucionet lokale.
“I shëndoshë dhe i lumtur.”
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky libër, i përpiluar për ESHK, është përgatitur nga autorët Noreen Wetton, Michele McCoy si dhe nga 380 nxënës vullnetarë nga gjashtë shkolla fillore. Libri shërben si udhëzues për zgjerimin e edukimit shëndetësor nëpër shkollat fillore.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“I shëndoshë dhe i lumtur” përbëhet gjithsej nga 137 faqe, të cilat ndahen në shtatë kapituj, ose thënë në libër ‘Seksione’.
Libri ka përmbajtje të atillë që e përkrah edukatorin përkatës për planifikimin e orës. Planprogrami i hartuar këtu përfshin: vizatime të cilat pasqyrojnë gjendjen emocionale të fëmijëve, shembuj që duhet të jap edukatori, pyetjet të cilat i duhen bërë fëmijëve, fletë-ushtrimet të cilat duhet t’i përgatis mësuesi, temat specifike në të cilat duhet fokusuar, përgjigjet të cilat duhen pritur nga nxënësi etj. Pra, libri inkurajon edukatorin që lëndën t’a filloj së pari me një klasë, dhe pastaj gradualisht ta bëjnë zgjerimin e saj të mëtutjeshëm nëpër shkollë.
Deri në përfundimin e këtij planprogrami, pritet që fëmijët të jenë më të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit shëndetësor, e aktiviteteve fizike, e të ushqyerit të shëndetshëm, e kujdesjes së shëndetit mendor, për rrezikun e përdorimit të substancave narkotike, mos-mbajtjes së higjenës personale dhe kolektive etj. Gjithashtu, libri udhëzon se ku duhet mbështetur fëmija në raste të përballjes me vëshirësi që i përkasin shëndetit mendor apo fizik, pa marrë parasysh a është personal apo kolektiv.
Nga edukatori pritet që me anë të vizatimeve, përgjigjeve dhe interesimit të fëmijëve të pasqyroj gjendjen e shëndetit (mendor dhe fizik) në fletën e tij/saj analizuese. Të dhënat e përfituara edukatori duhet t’i dërgoj në Ministrinë e Shendetësisë, të cilët me anë të statistikave të mara duhet të ndërmarrin hapa të mëtutjeshme.
Programi për Edukimin dhe Promovimin Shëndetësor (PEPSH)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politika për edukimin dhe promovimin shëndetësor është hartuar në vitin 2000. Kjo erdhi si pasojë e kërkesave dhe nevojave të të rinjve. PEPSH është degë e formuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rrjedhimisht nga Departamenti i Rinisë/Sektori për Edukim dhe Promovim Shëndetësor[21], mbështetur në Strategjinë Kosovare për Rini dhe Planin e Veprimit[22].
Buxheti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Buxheti i PEPSH momentalisht qëndron në 85.000 Euro. Në vitin 2010, atherë kur edhe u përcaktuan parimet e PEPSH, kishin buxhet prej 39.000 Euro.
Bashkëpunimi ndërministror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për t'i realizuar planet e tyre, PEPSH bashkëpunon me disa komitete.
1. Mekanizmi Koordinues i Kosovës për HIV/AIDS.
2. Komitetit ndërministror i shkollave promovuese të shëndetit.
3. Këshilli ndërministror për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për duhanin.
4. Komiteti ndërministror për Rininë.
Objektivat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Zbatimi i Planit të veprimit të rinisë, objektiva e edukimit shëndetësor.
2. Fuqizimi dhe zgjerimi i shërbimeve shëndetësore miqësore për të rinjtë.
3. Ndalja e trendit ngritës dhe ulja e numrit të të rinjve me vartësi nga substancat psikoaktive.
4. Vetëdijesimi i të rinjve për shëndetin riprodhues në përgjithësi (zvogëlimi i numrit të fëmijëve të braktisur, zvogëlimi i aborteve te të rejat etj).
5. Rritja e numrit të të rinjve të cilët jetojnë jetë të shëndetshme.
6. Zbatimi i strategjisë së shkollave promovuese të shëndetit.
7. Promovimi i shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.
Fuqizimi dhe zgjerimi i shërbimeve shëndetësore miqësore për të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo objektivë ka synim ndihmën e të rinjve me probleme të natyrës: psikologjike, të vartësisë dhe të seksualitetit. Deri në vitin 2017, kur edhe është shkruar raporti, janë formuar rreth 21 organizata joqeveritare të këtilla, me projekte të cilat synojnë të ndihmojnë njerëzit me probleme shëndetësore, mendore apo fizike.
Emri i organizatës joqeveritare | Emri i projektit |
---|---|
AUTIZMI[23] | Përmirësimi i kushteve për fëmijët me autizëm. |
Human Care[24] | Mjeku në shtëpi. |
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë[25] | Përmirësimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë përmes ngritjes së vetëdijes, edukimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore. |
START UP[26] | Rëndësia e ushqyerjes me gji dhe të ushqyerit e foshnjave deri në një vit. |
Shoqata Multietnike e Grave të Regjionit të Mitrovicës[27] | Zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve të moshave 0-6 vjeç. |
QENDRA E KUJDESIT DITOR- PEMA[28] | Mbështetje psiko-sociale dhe rehabilituese për fëmijët me nevoja të veçanta përmes qendrave të kujdesit ditor. |
Shoqata "Vullnet për jetë" | Shoqërimi i personave me nevoja të veçanta. |
Balkan Sunflowers Kosovo[29] | Përmirësimi i shëndetit të fëmijëve dhe të rriturve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. |
Kosovar Catholic Church Caritas[30] | Përkujdesje shëndetësore dhe shtëpijake. |
Fondacioni Together Kosova[31] | Këshillim psikologjik për trajtim të depresionit dhe ankthit. |
POLIS[32] | Shërbim cilësor i cili fokusohet në shëndetin e personave me nevoja të veçanta. |
Association of Paraplegic and Children Paralysis Persons of Kosova- Handikos Prishtinë[33] | Ruajtja dhe përmirësimi i shëndetit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre në regjionin e Prishtinës. |
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore[34] | Përmirësimi i shëndetit mendor tek fëmijët e prekur nga sëmundjet terminale (kancer, leukemi,sëmundjet e zemrës), familjarët e tyre dhe infermierët e klinikave respektive. |
Diakonie Kosova[35] | Ne nuk sherohemi në izolim, por në komunitet. |
Asociacioni Kosovar të personave me HIV/AIDS[36] | Mbështetje psiko-sociale e personave me HIV dhe AIDS. |
D3 YOUTH | Parandalo në vend që të sherosh- VAKSINOHU. |
Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore[37] | Promovimi dhe përmirësimi i shëndetit të viktimave potenciale të trafikimit. |
Organizata Joqeveritare e Shërbimeve Sociale HUMANITETI | Kujdesi familjar dhe ato shtëpiake për fëmijët dhe të rriturit në nevojë. |
DUART PLOT MËSHIRË[38] | Kujdesi shtëpiak për të sëmurë. |
Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar të Mitrovicës- Handikos Mitrovica[39] | Përkujdesje për nënat me depresion të cilat kanë fëmijë me nevoja të veçanta, si dhe për personat me nevoja të veçanta në komunën e Mitrovicës. |
Dita | Një hap më shumë aty ku ka probleme të mbijetesës. |
Ndalja e trendit ngritës dhe ulja e numrit të të rinjve me vartësi nga substancat psikotrope
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo objektivë synohet të arrihet përmes edukimit të bashkëmoshatarëve (peer education), dhe me zbatimin e aktiviteteve që parasheh Ligji për Mbrojtjen e të Rinjëve dhe Fëmijëve nga konsumi i lëndëve narkotike.
Vetëdijesimi i të rinjve për shëndetin riprodhues në përgjithësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërprerja e braktisjes së fëmijëve, abortit, planifikohen të bëhen përmes kontributit buxhetor dhe përkrahjes së aktiviteteve, që parasheh Strategjia e shkollave promovuese të shëndetit.[40]
Rritja e numrit të të rinjve të cilët jetojnë jetë të shëndetshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo objektivë synohet të arrihet në bashkëpunim me Departamentin e Sportit. Me anë të aktiviteteve fizike do të promovohet jeta e shëndetshme e të rinjëve. Kjo bëhet me anë të organizimit të krosit pranveror në biciklizëm, si dhe me ruajtjen e vlerave ushqyese të produkteve ushqimore.
Zbatimi i strategjisë së shkollave promovuese të shëndetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo objektivë synohet të arrihet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministrinë e Shëndetësisë; Ministrinë e mbrojtjes së Ambientit dhe Planifikimit hapësinor Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine. Këto minisitri obligohen, sipas marrëveshjes, të ndajnë mjetet buxhetore për përfundimin e kësaj objektive. Mirëpo, Departamenti i Rinisë nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje ende. Qëllimi tjetër i projektit është bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë lokale, e cila është e gatshme për promovimin e shëndetit në Kosovë.
Promovimi i shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Shëndetësisë kanë mungesë të buxheteve, ministritë në fjalë do të bëjmë promovimin shëndetësor në mbështetjen e organizatave joqeveritare.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "World Health Organization" (në anglisht).
- ^ "Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""I shëndoshë dhe i lumtur."" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 maj 2021. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World Health Organization" (në anglisht).
- ^ "Fakulteti i Mjekësisë "Fehmi Agani", Gjakovë" (PDF). 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "HEALTH Canada" (në anglisht). 2005.
- ^ "Politika kombëtare për promovimin e shëndetit, Green Land" (në anglisht).
- ^ "Karta e Otavës, Kanada" (në anglisht). 1986.
- ^ "Organizata Botërore e Shëndetësisë".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Office of European Union".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "European Commission" (në anglisht).
- ^ "Council of Europe" (në anglisht).
- ^ "UNICEF" (në anglisht).
- ^ "International Organization for Migration" (në anglisht).
- ^ "Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit". Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Programi "Shkollat Promovuese të Shëndetit "në Kosovë". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2020. Marrë më 16 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sektori i Planprogrameve dhe Infrastrukturës". Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2021. Marrë më 16 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike" (në anglisht).
- ^ "Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"" (PDF). 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Departamenti i Rinisë/Sektori për Edukim dhe Promovim Shëndetësor".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Strategjia Kosovare për Rini dhe Planin e Veprimit".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "AUTIZMI" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2020. Marrë më 15 prill 2020.
- ^ "Human Care". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2020. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aksioni për Nëna dhe Fëmijë".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "START UP" (në anglisht).
- ^ "Shoqata Multietnike e Grave të Regjionit të Mitrovicës" (në anglisht).
- ^ "QENDRA E KUJDESIT DITOR- PEMA" (në anglisht).
- ^ "Balkan Sunflowers Kosovo" (në anglisht).
- ^ "Kosovar Catholic Church Caritas" (në anglisht).
- ^ "Fondacioni Together Kosova". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2020. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "POLIS" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2020. Marrë më 15 prill 2020.
- ^ "Association of Paraplegic and Children Paralysis Persons of Kosova- Handikos Prishtinë".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2020. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Diakonie Kosova". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2020. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Asociacioni Kosovar të personave me HIV/AIDS".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "DUART PLOT MËSHIRË". Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2016. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar të Mitrovicës- Handikos Mitrovica".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Strategjia për Shkollat Promovuese të Shëndetit" (PDF). 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 prill 2020. Marrë më 15 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Linqe të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- QKUK
- Spitali Amerikan në Prishtinë
- Spitali EDA në Prishtinë
- QKSUK
- Ministria e Shendetesise Arkivuar 23 prill 2014 tek Wayback Machine
- Siguria
- SIGKOS
- Sigal Uniqa Group Austri
- Illyria
- Elsig
- Fakulteti i Mjeksise
- Nënë zëvendësuese