Jump to content

Efendiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Efendi)
Një efendi turk (1862)

Efendi (persisht dhe osmanisht: افندي Efendi, arabisht: أفندي Afandī) është një titull nderi që nënkupton Imzot ose zotni.[1]

Është një titull respekti ose mirësjelljeje, i cili u përdor në Perandorinë Osmane dhe Perandorinë Bizantine. Ky titull ndjek emrin personal kur përdoret dhe u jepet në përgjithësi anëtarëve të zejeve të mësuara dhe zyrtarëve të qeverisë që kanë grada të larta, si bej ose pasha. Mund të nënkuptojë gjithashtu një ofiq të caktuar, si heqim efendi (zoti doktor), kryedoktori i oborrit të sulltanit.

Ky titull rrjedh nga greqishtja mesjetare αφέντης afendes.

Në ditët e sotme, tek shqiptarët dhe boshnjakët me "efendi", respektivisht "efendija," i referohet klerikëve myslimanë.

  1. ^ El-Messiri, Sawsan (1997). Ibn Al-Balad: A Concept of Egyptian Identity. Brill Publishers. fq. 5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)