Ekrem Bardha
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ekrem Bardha (i lindur më 13 maj 1933, Radanj , Leskoviku) është filantrop dhe biznesmen i njohur shqiptaro amerikan, lideri i Frontit Kombëtar Shqiptar në Michigan (Balli Kombëtar), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), dhe ish-pronar i gazetës Illyria. I vlerësuar për rolin si atdhetar në njohjen, pavarsimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. Bardha tani është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si një nga shqiptarët më të suksesshme në Amerikë. Krijues i restorantit "Piazza" në Tiranë ku qëndroi dhe Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri dhe realizues i Kantinës "Bardha" në Marikaj , Vorë është iniciat i rritjes së kualitetit në verërat shqiptare.
Aktiviteti patriotik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekrem Bardha është takuar me 10 presidentë të SHBA për kauzën shqiptare. Presidenti Ronald Reagan e siguroi atë pas një takimi që ai do të refuzojë ambiciet greke në Shqipëri me çdo kusht. Bardha takua gjithashtu me Presidentin Bill Clinton para bombardimit të Serbisë nga NATO dhe u sigurua se Kosova do të çlirohet nga shtypja serbe.