Jump to content

Ekrem Lluka

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekrem Lluka lindi më 1959Pejë, në një familje tregtare. Është President i Korporatës së fuqishme Dukagjini, e themeluar në Pejë1987. Njihet si biznesmeni më i fuqishëm Kosovar. Pejanët e quajnë Berluskoni i Kosovës.

Ekrem Lluka është pronar i korporatës Dukagjini, njërës prej kompanive më të mëdha e më të suksesshme të Kosovës, me mbi 300 të punësuar. Në kuadër të Korporatës janë disa kompani që kryejnë veprimtari të ndryshme, si Shtypshkronja, Kompania e Sigurimeve, Fabrika e duhanit, Rrjeti tregtar, Ndërtimtaria, Radio e Televizioni, Birra Peja, Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve e tjera.

Pas kryerjes së shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, është punësuar në shtypshkronjen “Planinka” në Pejë. Pas punës katër vjeçare si udhëheqës i repartit të shtypit, iu qas punës për themelimin e një shtypshkronje private, punë kjo që u kurorëzua me sukses në vitin 1986. Kjo ishte njëra prej kompanive të para private në Kosovë.

Krahas zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për studime, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Lluka përfundon me sukses Fakultetin e Biznesit në vitin 2002.

Sot Korporata Dukagjini është njëra prej kompanive më të mëdha dhe më të suksesshme të Kosovës, dhe njihet si tatimpaguesi më i madh në vend (në vitin 2000 ka paguar në emër të tatimit, 17% të vlerës së Buxhetit të Kosovës).

Ekrem Lluka është i martuar dhe është baba i katër fëmijëve.