Jump to content

Elektroni

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.

Elektronet levizin rreth berthamës me një shpejtësi prej 1000 km/s pēr këtē arsyje është i pamundur përcaktimi i vendndodhjes së tij. Mirëpo gjatë lëvizjes ai krijon një re energjitike ku besushmëria e vendndodhjes së tij është më e madhe. Kjo re quhet ndryshe edhe si orbitalja e elektronit në për të cilën ai lëviz . Është forca elektromagnetike e cila e detyron elektronin të sillet rreth berthamës pozitive (pasiqë dy ngarkesa të kundërta e tërheqin njëra tjetrën ).Në univers eksistojn katër forca themelore . Një prej ktyre forcave është edhe forca elektromagnetike. Kjo forcë është më e madhe dhe ka ndikim më të madhë në elektronet më afër bërthames .

Rryma elektrikepërçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive.

Brenda një atomi, elektronet rrethojnë bërthamën e protoneve dhe neutroneve në një trajtë elektronesh. Fjala elektron u vendos në vitin 1894 dhe rrjedh nga emërtimi force elektrike të futur nga William Gilbert (Uilliam Gjilbert). Prejardhja e fjalës elektron është greke: ήλεκτρον (elektron), që do të thotë qelibar.

Njohuritë mbi elektronin janë ndryshuar rrënjësisht me kalimin e shekujve, ndryshimi me i madh ndoshta është zhvillimi i mekanikes kuantike në shekullin e 20-te dhe ideja e dyzimit (dualitetit) grimce/vale, që nënkupton se elektronet mund të shfaqin vetitë si vale dhe si grimcë (pjesëz).

Ndryshimet në fushën elektrike të krijuar nga dallimi i numrit te elektroneve dhe trajtës së tyre në atome përcakton veçorinë kimike të një elementi. Këto fusha luajnë një rol të rëndësishëm në lidhjet kimike dhe kimi.

Vetitë dhe sjellja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elementet kimike si metalet kanë vetin e lirimit të elekteoneve gjatë reaksioneve kimike dhe kështu automatikishte shendërrohen në jone pozitive (katione).Kurse te jometalet ndodh e kundërta, pra marrin elektrone dhe shënderrohen në jone negative (anione).

Paraqitja tek elementet e ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elektroni është baza themelore sipas së cilës radhiten elementet kimike, sepse të gjitha elementet kimike dallojnë për nga numri i elektroneve, kurse disa mund të kenë numër të njëjtë protonesh.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]