Shko te përmbajtja

Elgit Doda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elgit Doda
Lindi16 dhjetor 1988
Burrel, Shqipëri
ZhanretPop, R&B
ProfesioniKëngëtarë, kompozitor, producent
Bashkëshorti/jaKlea Huta (martuar 2020 ; divorcuar 2025)

Elgit Doda (lindi më 16 dhjetor 1988) është këngëtar, kompozitor dhe producent shqiptar i cili ka qenë autor i shumë këngëve të këngëtarëve të mirënjohur.

Doda ka bërë shumë këngë për artistët si Adelina Tahiri, Ronela Hajati, Rezarta Shkurta, Alban Skënderaj, Zajmina Vasjari dhe Ingrid Gjoni. Ai shkroi këngën e Adelina Tahirit në Këngën Magjike 2011, "Ti mos u kthe" dhe Alban Skënderaj në Këngën Magjike 2012 "Refuzoj". Në vitin 2013, ai shkroi këngën e Xhensila Myrtezaj "Liar".

Më 2014 ai debutoi në Këngën Magjike 2014 me këngën "Insta" që i referohet rrjetit social Instagram. Ai vetë e shkroi dhe kompozoi këngën. Ai është martuar së fundmi me aktoren e njohur Klea Huten. Ata janë shtuar me një djalë më 4 qershor 2020. Në fillim të vitit 2025 çifti Huta dhe Doda kanë hasur probleme në marrëdhënien e tyre dhe kanë hequr edhe fotot e tyre nga Instagrami dhe postimet për njëri tjetrin, si dhe kanë hequr edhe fotot e postimet për njëri tjetrin në rrjetet e tjera sociale ku janë aktivë. Çifti mesa duket është ndarë.[1]

Karriera muzikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elgit Doda është një nga artistët më të njohur dhe të respektuar në industrinë muzikore shqiptare. Ai ka filluar karrierën e tij si kompozitor dhe producent, duke shkruar këngë për shumë këngëtarë të njohur shqiptarë. Këngët e tij janë karakterizuar nga melodi të bukura dhe tekste të thella emocionale. Disa nga këngët e tij më të njohura përfshijnë "Larg", "Ku Je", "Pa Mu", "Ti Ti", "Mala Gata" dhe "FL (Fatal Love)"


Stili muzikor dhe ndikimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elgit Doda është i njohur për stilin e tij unik që kombinon elemente të muzikës pop, R&B dhe baladave tradicionale shqiptare. Ai ka arritur të krijojë një lidhje të ngushtë me publikun përmes teksteve të tij të ndjera dhe interpretimit të pasionuar. Këngët e tij shpesh trajtojnë tema të dashurisë, humbjes dhe vetë-reflektimit, duke e bërë muzikën e tij tërheqëse për një audiencë të gjerë.

  • 2012 – "Mjaft" (me Adelina Tahiri)
  • 2013 – "Mala Gata" (me Ronela Hajati)
  • 2013 – "Liar" (me Xhensila Myrtezaj)
  • 2014 – "Ti doje..."
  • 2014 – "Insta"
  • 2015 – "Dikush të do"
  • 2015 – "Vetëm ti je" (me Noizy)
  • 2015 – "Në Zemër" (me Jonny Jonas)
  • 2015 – "Blackout" (feat. Zajmina Vasjari)
  • 2016 – "Pa Mu" (me Noizy)
  • 2016 – "Ajer"
  • 2017 – "Ajo iku" (me Alar Band)
  • 2017 – "Asaj"
  • 2017 – "Ndenje" (me Dario Zela)
  • 2018 – "Nuk ke faj"
  • 2020 - "Parajsa Ime" (me Alban Skenderaj)
  1. "Ndahen Klea Huta dhe Elgit Doda". Ina Online. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2025. Marrë më 28 gusht 2025.