Xhensila Myrtezaj
Xhensila Myrtezaj | |
---|---|
Gjithashtu të njohur si | Xhensila |
U lind | 9 prill 1993 |
Prejardhja | ![]() |
Zhanret | pop, R&B, Pop Rock |
Vitet aktive | 2007 - |
Bashkëpunimet | Elgit Doda |
Xhensila Myrtezai (lindi më 9 prill 1993) është një këngëtare shqiptare.
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e njohur. Ajo u bë e njohur falë talent show “Ethet e së premtes mbrëma”. Ajo atëherë ishte vetëm 14 vjeç. Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore. Ajo ka marrë pjesë edhe në Top Fest me këngën “A më do”. Vitin e ardhshëm ajo morri pjesë në Top Fest 6 me këngën "Ekzistoj", por nuk mundi të shkoj në finale.
Në vitin 2010, Xhensila morri pjesë në Top Fest 7 me këngën "A Me Do?". Më 2011, ajo morri pjesë në Top Fest 8 me këngën "Engjelli Im", ku morri çmimin me këngën më të mirë në zhanrin Pop/R&B. Në dhjetor 2011, Xhensila morri pjesë në Festivali i 50-të me këngën "Lulet mbledh për hënën".
Në gusht 2012 ajo lansoi këngën "Da Da Da" shkruar nga Dr. Flori. Videoklipi është prodhuar nga Supersonic Production dhe u xhirua në Maqedoni.
Në gusht 2013, Xhensila publikon videoklipin "Liar", në bashkëpunim me Elgit Doda, shkruar nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Në korrik 2014, Xhensila publikon videoklipin "Vespa", në bashkëpunim me Endri Prifti. Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Në shtator 2015 ajo lansoi këngën "Ama dorën" në bashkëpunim me Mozzik.
Më 1 qershor 2018, Xhensila lansoi këngën "Çika Çika" në bashkëpunim me Ardian Bujupi që u shkrua nga Endrit Mumajesi dhe Ardian Bujupi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.
Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 2011, Xhensila u fejua me aktorin dhe komedianin Besart Kallaku,[1] Besarti ka krijuar nje lidhje shume te bukur me Xhensilen dhe prej nje viti per kete histori dashurie ai ka qene mjaft i kujdesshem qe te mos ekspozohet. Miqte tregojne se lidhja mes tyre eshte e forte dhe çifti po perjeton momente shume te bukura dashurie. Megjithese jane treguar diskret, gjithsesi paparaci yne ka mundur te siguroje disa foto te Xhensiles me Besartin dhe siç e shikoni edhe vete djali i “Portokalli” i ka rene pikes me zgjedhjen e tij. E ku ka me mire per nje aktor te ri e te talentuar, se sa te kete ne krah nje vajze qe gjithashtu eshte ne fushen e artit dhe mbi te gjitha eshte shume e talentuar, por dhe shume e bukur. Ndërsa në shtator të vitit 2017 ato u martuan.[2] Në vitin 2018, më datë 12 korrik ,Xhensila solli në jetë vajzën e saj me Besin e quajtur Ajka. Ajo ka edhe një motër më të madhe të quajtur Alba.
Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- 2008 – "Kam frikë"
- 2008 – "I vetmi"
- 2009 – "Ekzistoj"
- 2010 – "A me do"
- 2011 – "Ëngjëlli im"
- 2011 – "Dikush të do"
- 2011 – "Lulet mbledh për hënën"
- 2012 – "Edhe një herë"
- 2012 – "Da Da Da"
- 2012 – "Me ty jam"
- 2012 – "Pranë njërit tjetrit"
- 2013 – "Liar" (me Elgit Doda)
- 2014 – "Jeton tek unë"
- 2014 – "Vespa" (me Endri Prifti)
- 2015 – "Ring the Alarm"
- 2016 – "High Love"
- 2016 – "Uh Baby" (me Kida)
- 2017 – "Lova" (me Granit Dërguti & Mixey)
- 2017 – "Si të jem mirë" (me Irkenc Hyka)
- 2017 – "Çelësi i zemrës"
- 2018 – "Çika Çika" (me Ardian Bujupi)
- 2019- "Sekreti im" (me Pirro Cako)
- 2019- "Paris"
- 2020 - "Panorama" (me Ardian Bujupi)
Weblinks[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Xhensila Myrtezaj në Instagram
- Xhensila Myrtezaj në Facebook
- Profili në TeksteShqip
- Kanali në Youtube
Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Xhensila: Humori I Besit Eshte Nje Nga Armet E Tij Te Forta". Teksteshqip. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2012.
- ^ "Martohen Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku". Koha.net. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2012.