Orhidea Latifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Orhidea Latifi

Orhidea Latifi (lindi më 21 dhjetor 1997) është këngëtare shqiptare e njohur si Kida.[2] Ajo jeton në Prishtinë me prindërit e saj, ku gjithashtu kalon shumicën e kohës duke punuar.

Më datë 11 Janar 2014, Kida publikon videoklipin "Murder". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Soulkid (Uki Latifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Kida u be fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX dhe videoklipi i "Murder" ka skena pikërisht nga ky koncert.

Më datë 27 Prill 2014, Kida publikon videoklipin "Rikthejm Na", në bashkëpunim me Mc Kresha. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga BimBimma, Mc Kresha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Kida u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2014 (2014), Kosova Fest 2014 (2014), SVFM 2014 (2014).

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2013: No Love Allowed
  • 2014: Murder (me BimBimma)
  • 2014: Rikthejm na (me Mc Kresha)
  • 2014: O`najr
  • 2014: M`ke rrejt
  • 2015: Boni Zo
  • 2015: Premtimet (me Mozzik)
  • 2015: Ski Ide
  • 2016: Mi Amore (me Ermal Fejzullahu)
  • 2016: Ja kem nis
  • 2016: Ku je (me Getinjo)
  • 2016: Uh Baby (me Xhensila)
  • 2017: Anderr
  • 2017: Don´t Say No More (me Hcue)
  • 2017: Pe du
  • 2017: Harroj (me Fero)
  • 2017: Kce
  • 2018: Ti
  • 2018: Bileta
  • 2018: Mas
  • 2018: Merri Krejt
  • 2018: Ka Je
  • 2019: Deja Vu (me Lyrical Son)
  • 2019: Tela (me Ermal Fejzullahu)
  • 2020: Moti
  • 2020: PP (me Mozzik)
  • 2020: Edhe Sa

Kënga e fundit e Kidës, PP në bashkepunim me Mozzik u publikua 5 vite pas këngës Premtimet.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kida–Biografia". teksteshqip.com. Marrë më 8 shkurt 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ "Kida - Bio, Facts, Family". Famous Birthdays (në anglisht). Marrë më 2017-04-29.