Elmas Boçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elmaz Boçe
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
Elmas Boçe.jpg
U lind në1852
Vdiq1925
KombësiaShqiptar
Punësimiarsimtar

Elmaz Boçe (Gjirokastër, 1852 - Matjan, 10 tetor 1925), ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe veprimtar i çështjes kombëtare.[1]

Elmaz Boçe lindi në Gjirokastër. Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë (1912-2017) dhe Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë (PDF). Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë. 2018. fq. 27. ISBN 978-9928-166-76-0. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 maj 2021. Marrë më 27 shtator 2021.