Elmaz Boçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Elmaz Boçe
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Elmaz Boçe, Portret nga Arben Morina
Emri: Elmaz
Mbiemri: Boçe
Lindi më: 1852
Vendlindja: Gjirokastër
Vdiq më: 1925

Elmaz Boçe (1852-1925), ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Elmaz Boçe lindi në Gjirokastër. Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë