Emina Zeçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Emine Zeçaj (lindur Ahmed`hoxhiq; 17 mars 1931, Sarajevë) është një interpretuese tradicionale e muzikës folklorike boshnjake e njohur me emrin, sevdalinka.[1] Zeçaj u quajt një "ikonë e muzikës tradicionale boshnjake", nga një magazinë Billboardi amerikan në vitin 2004.[2]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emina u lind në një familje boshnjake pranë Sarajevës, në pjesën e njohur si Qyteti i Vjetër. Ajo ishte vajza e Avdia Ahmed`hoxhiqit dhe gruas së tij Melqa.[3]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profesori Cvjetko Rihtman, një etnomuzilolog, ishte ai i cili e zbuloi talentin e saj në fillim të viteve 1960. Pas këmbënguljes nga ana e miqve të e saj, Emina del në audiencë para dy profesorëve të njohur, dr. Zvonimir Nevzhela dhe Belush Jungiq, me këngët popullore Kad se jangin iz sokaka pomoli dhe Poranila na vodicu Zlata. Dhjetë ditë më vonë ajo mori një telefonatë nga Ismet Alajbegoviq Sherbo i cili informoi se ajo është pranuar në Radio Sarajevë, duke i mundur rreth 30 garues të tjerë.[4][5]

Zeçaj ishte e angazhuar edhe në incizimin e muzikës për filmin e zhanrit dramë-komedi në vitin 2003 me titull Gori vatra, e drejtuar nga Pjer Zhallica. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me Adi Lukovacin në këngën për filmin me temë nga Lufta e Bosnjës në vitin 2003 me titull Remake.[6] Ky ishte ishte projekti i fundit i Lukovacit para se të vdiste në një aksident automobilistik, tre vjet më vonë.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Pijana sam i bez pića (1974)[7]
  • Narodne pjesme iz Bosne (1975)[8]
  • Traditional Bosnian Songs (2003)
  • Zečaj Emina (2005)
  • Emina Zečaj (2008)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Who is who among Bosniacs; page 529". Google Books. 2001. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Billboard magazine; page 53". Google Books. 14 shkurt 2004. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Emina Zečaj, interpretatorka sevdalinke - Ikona bh. sevdaha". Ekapija. 5 shtator 2012. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Emina Zečaj: Ne može sevdalinka biti ničija nego naša, bosanska". Radio Sarajevo. 13 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2016. Marrë më 7 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Čitav život se borim za sevdah". Nezavisne. 8 shtator 2008. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Priča i pjeva u emisiji Četvrtkom o kulturi". Radio Sarajevo. 10 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2016. Marrë më 7 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Pijana sam i bez pića". Discogs. 1974. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Narodne pjesme iz Bosne". Discogs. janar 1975. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)