Jump to content

Emma Thompson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Emma Thompson
Lindi15 prill 1959
KombësiaBritaneze
ProfesioniAktore, komediane, skenariste, autore, aktiviste
Gjatësia173 cm (5 ft 8 in)

Emma Thompson lindi më 15 prill, 1959 në Paddington, Londër, Angli.[1][2] Është një aktore dhe skenariste britaneze, e cila konsiderohet si një nga aktoret më të kompletuara dhe të shquara të Britanisë. Thompson u lind nga dy prindër aktorë. I ati, Eric Thompson ishte anglez, ndërsa e ëma Phyllida Law, skoceze. U arsimua në Universitetin e Kembrixhit,[3] ku edhe u anëtarësua në trupën Footlights.[4]

Ndër rolet e para të Thompson janë serialet, Tutti Frutti dhe Fortunes of War, për të cilat fitoi çmimin BAFTA si aktorja më e mirë. Ndërkaq roli i saj i parë filmik erdhi në vitin 1989, The Tall Guy. Në vitin 1992, fitoi çmimet Academy dhe BAFTA për filmin, Howards End. Role të tjera të rëndësishme në film dhe telvizion pati në: Harry Potter, Wit (2001), Love Actually (2003), Angels in America (2003), Nanny McPhee (2005), Stranger than Fiction (2006), Last Chance Harvey (2008), Men in Black 3 (2012), dhe Brave (2012). Në vitin 2013, ajo fitoi disa çmime dhe nominime për rolin e saj si P. L. Travers në Saving Mr. Banks.[5]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2016. Marrë më 1 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://books.google.com/books?id=-z-OAwAAQBAJ&pg=PT15
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2016. Marrë më 1 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 1 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://www.bbc.co.uk/programmes/b03jfc47

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]