Jump to content

Meleqët në Islam

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Engjujtë në Islam)
Vizatim islam i një engjëlli, që i takon periudhës abbaside

EngjëjtIslam njihen edhe si meleqët (arabisht. الملك, al-malak, tur. melek). Në Islam ata janë krijesa të nderuara, që i ka krijuar Allahu nga drita (nuri). Në ndryshim nga njerëzit dhe xhindët që kanë liri të zgjedhin a të bëjnë mirë ose keq, engjëjt nuk e kanë këtë liri, ata nuk kanë mundësi t'u rezistojnë urdhrave të Allahut, dhe mund të bëjnë vetëm mirë.[1]

Besimi në engjëj është një nga gjashtë kushtet e besimit Islam.[2][3]

Engjëj të njohur në Islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre është një nga gjërat e njohura vetëm nga Zoti. Myslimanëve janë të njohur me engjëjt që janë të përmendur në librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin, e për ta ka folur shumë edhe profeti Muhamed.[4]

Katër engjëjt e mëdhenj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katër engjëjt e mëdhenj janë:[5]

  • Xhibrili,[6] sjellësi i shpalljeve të Allahut tek të dërguarit
  • Azraili, i njohur edhe si Meleku i vdekjes, ka për detyrë të marrë shpirtrat në çastin e vdekjes
  • Mikaili,[7] së bashku me engjëjt e tijë ndihmës, ka përgjegjësi për të gjitha dukuritë dhe proceset në hapësirë dhe natyrë lidhur me botën e gjallë dhe jo të gjallë, siç janë: lëviza e galaktikave, yjeve dhe planetave, fryrja e erërave, lëvizja e reve, rënja e shiut dhe reshjeve të tjera, pastaj për fekondimin, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, zgjedhjen e ngjyrave, madhësive dhe shijen e bimëve dhe fruteve
  • Israfili, është engjëlli që do ti fryjë borisë Sur që do të lamëroj shkatërrimin e hapësirës në fundin e kohës, gjëgjësisht lajmëron Ditën e Gjykimit, dhe pastaj prap do ti frye që të lajmëroj ringjalljen e të vdekurve dhe Ditën e Gjykimit.

Engjëjt e tjerë të njohur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Hamelei Arshi
  • Hafaza, janë engjëjt mbrojtës:
    • Kiramen-katibin[8]
    • Muakibet[9]
  • Munkiri dhe Nekiri[9]
  • Ridvani, udhëheqësi i Xhenetit
  • Maliku, udhëheqësi i Xhehenemit
  • Zebanijët
  • Dardailët[10]
  • Haruti dhe Maruti[11]

Numri i engjëjve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre dihet vetëm nga Allahu. Për numrin e engjëjve flasin edhe dituritë e MuhameditMiraxh, ku Ai ka parë Bejtul-Ma'mur ("Tempullin me plotë të devotshëm"), ku çdo ditë faleshin 70 mijë engjëj, të cilët pas faljes nuk kthehen më në të, për shkak të numrit të madhë të engjëjve.[12]

  1. ^ Grupa autora, "Islamska vjeronauka za peti razred osnovne škole", El-Kalem, Sarajevo, 2004., str. 9.
  2. ^ Hasanović, Bilal, "Islamska vjeronauka (osnovi)", IZ BiH - Muftijstvo Zenica, Visoko, 1993., str. 18.
  3. ^ Kuran 2:285
  4. ^ Hadžiabdić, Naim, "Ilmihal", XIX izdanje, El-Kalem, Sarajevo, 2003., str. 23.
  5. ^ Hasanović, Bilal, "Ilmuddin: vjeronauka za odrasle", IX izdanje, Islamski pedagoški fakulet u Zenici, Zenica, 2010., str. 31., ISBN 978-9958-697-19-7
  6. ^ Stephen Burge Angels in Islam: Jalal al-Din al-Suyuti's al-Haba'ik fi akhbar al-mala'ik Routledge 2015 ISBN 978-1-136-50473-0 chapter 3
  7. ^ Kuran 2:98
  8. ^ Kuran 82:11
  9. ^ a b Kuran 13:10
  10. ^ "Darda'il on Dinul-islam.org". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 25 shtator 2017. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Hussein Abdul-Raof Theological Approaches to Qur'anic Exegesis: A Practical Comparative-Contrastive Analysis Routledge 2012 ISBN 978-1-136-45991-7 page 155
  12. ^ Visoki saudijski komitet za pomoć Bosni i Hercegovini, Muhammed b. Salih El-Usejmin, "Zbirka spisa 1", Spis 8 - "Islamsko vjerovanje - Akida", str. 201.