Surja el-Bekare
| الْبَقَرَة Al-Baqarah Lopa | |
|---|---|
| Klasifikimi | Medinase |
| Pozicioni | Juzʼ 1–3 |
| No. i Rukusë | 40 |
| No. i Ajeteve | 286 |
| Mukateti hapës | Elif Lam Mim |
| Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
| Islam |
|---|
Suretu El Bekare (arabisht: سورة البقرة, "Lopa") është surja e dytë e radhitur në Kur'an. Pesë ajetet e para të kësaj sureje janë të ndara në faqen e dytë të Kur'anit dhe kanë vlerë të madhe, kështu që shumë myslimanë i mësojnë këto ajete përmendësh dhe i përdorin gjatë faljes së namazit ose gjatë bërjes së lutjeve të tjera.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Suretu El Bekare përbëhet nga gjithsej 286 (dyqind e tetëdhjetë e gjashtë) ajete kuranore, duke mos e përfshirë ajetin fillestar (Bismilahin).
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Elif-lam-mim (1) Dhalikel-Kitabu la rejbe fih, hudel lilmutekin (2) El-ledhine ju 'minune bil-gajbi ve jukimunes-salate ve mimma rezeknahum junfikun (3) Vel-ledhine ju ' minune bima unzile ilejke ve ma unzile min kablike ve bil-ahireti hum jukinun (4) Ulaike ala hudem-mir-Rabbihim ve ulaike humul-mufliun (5).
Përkthimi: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! (1) Elif-lam-mim. (2) Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga Allahu). (3) Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin. (4) Dhe ata të cilët e besojnë atë që t'u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur. (5) Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.
Elif Lam Mim (الم)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Surja el-Bekare, Suretu Ali Imran (3), Suretu El Ankebutë (29), Suretu Er Rrum (30), Suretu Llukman (31) dhe Suretu Es Sexhde (32) janë sure kuranore që fillojnë ajetin e parë vetëm me tri shkronja:
(Elif Lam Mim), kuptimi i saktë i të cilave nuk dihet, por që komentuesit e shumtë të Kur'anit japin mendime të ndryshme ose të ngjashme.
Komente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- **Ajeti 282** (Ajeti i borxhit): Ky është ajeti më i gjatë në Kur'an dhe shtjellon qartazi elemente të rëndësishme të ekonomisë, shkresave zyrtare dhe etikës ekonomike.
- **Ajeti 255** (Ajeteul Kursi): Konsiderohet si një nga ajetet më madhështore për shkak të përshkrimit të fuqisë së Zotit.
