Jump to content

Surja el-Kijame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Surja el-Kijame është surja e 75 e radhitur në Kur'an, ka 40 ajete. Mekase.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Betohem në ditën e kijametit; 2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues! 3. A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? 4. Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! 5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate. 6. Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?” 7. E, kur të merren sytë (të parët)? 8. E të zëhet hëna (errësohet), 9. Dhe të bashkohet dielli e hëna. 10. Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!” 11. Jo, nuk ka strehim! 12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku! 13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa. 14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. 15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta. 16. Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! 17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij! 18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. 19. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë. 20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë). 21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin). 22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). 23. Që Zotin e tyre e shikojnë. 24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda. 25. Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). 26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit), 27. Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?” 28. Dhe ai bindet se ai po ndahet. 29. E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja). 30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet. 31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë. 32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën. 33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk. 34. Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri). 35. Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë! 36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). 37. A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet. 38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi? 39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën. 40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?

Vet emri i sures jep të kuptohet se fjala është për ditën kur, pas ringjalljes, njerëzit do të japin llogari për veprat e bëra, andaj në ket sure përshkruhet tmerri i asaj dite, sillen argumente për saktësinë e sigurt të asaj dite, përmendet ndarja e njerëzve në dy grupe, përkujtohet gjendja e njeriut në komë të vdekjes, përshkruhet edhe kujdesi i Pejgamberit alejhi selam lidhur me nxënien e Kur'anit, kur ia lexonte Xhibrili. Quhet ''Suretul Kijameti''- kaptina e ngritjes prej varrezave, e ringjalljes, e përgjegjësisë etj.

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]