Jump to content

Surja el-Kadr

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Surja el-Kadr është surja e 97 e radhitur në Kur'an, ka 5 ajete. Mekase.

97.Suretu El Kadr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. 
2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? 
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. 
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Suretur El Kader kaptina e 97 E Zbritur në Meke, pas sures Abese, ajete; 5 Në këtë sure flitet për fillimin e shpalljes së Kur'anit, për vleren e asaj nate kur fillon shpallja, për mëshirën që e shtrin Zoti për hirë të asaj nate, për zbritjen e engjëjve. të gjitha këto përkujtime për rëndësinë e asaj nate bëjnë të kuptohet madhështia e Kur'anit dhe fama e autoriteti i Muhammedit alejhi selam, të cilit i shpallet ai. Quhet; ''Suretul Kadri''- kaptina e natës së vlefshme.

Linku direkt: [1].

Hostuar ne serverin e Universitetit Internacional Islamik Malajzi ( https://web.archive.org/web/20061107014300/http://www.iiu.edu.my/ )

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]