Jump to content

Eri Kasamoto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eri Kasamoto
Gjinia
Femërore
Origjina
Hiroshima, Japoni
Punësimi
Rrështëre e klasit të dytë / S.P.A.R.R.O.W.S / L.A.R.A.S.K.A.T
Ditëlindja
Mosha
20
Gjatësia
168 cm (5'5)
Seritë
Pesha
50 kg (110 lbs.)
Përmasat
80-57-86 cm
Grupi i gjakut
B
Hobi
Noti
Ushqimi i preferuar
Sprytus / Vodka
Koha e lirë
Ecje
Ka inat
Ngarja e makinerive që nuk mund t'i ngasë
Gjëja që vlerëson më shumë
Çekiçin (pjesën) nga pistoleta e saj e parë
Aftësitë
Zhvillosje bravazh / Teknika mbijetese
Moto
" - Ti jeton, pastaj vdes; krejt i vetëm."


Eri Kasamoto është një personazh fiktiv nga lojërat Metal Slug. Në universin e Metal Slug ajo është një karakter i luajtshëm në shumicën e serive të këtij titulli. Ajo karakterizohet nga flokët e verdha të mbledhura me një shami të gjelbër. Ky personazh ka versione të ndryshme në tituj të ndryshëm të serive.

Në seritë Metal Slug personazhet nuk kanë ndryshime në mënyrën e lojës përveç aspektit vizual. Bën përjashtim nga ky rregull seria e gjashtë dhe shtatë me këtë titull. Veçoria e saj në Metal Slug 6 dhe Metal Slug 7 konsiston në fillimin e lojës gjithnjë me 20 granata, çdo municion granatash shton dyfishin e tyre (+20 granata). Këto të fundit mund të hidhen në çdo drejtim (horizontal / horizontal në distancë / vertikal) veti, që të tjerët nuk e kanë.

Eri është një jetime, e braktisur përpara shkallëve të një kishe që foshnje. Pasi fitoi maturinë e duhur, ajo u largua nga kisha për tu bëra më pas udhëheqësja e një bande fëmijësh të rrugës. Agjencia e Inteligjencës të Forcave të Qeverisë vunë re aftësitë e saj luftarake dhe siguruan rekrutimin e saj. Ajo mori trajnim të veçantë si spiune për ata rekrutë me talent të veçantë dhe përfundoi me sukses një numër të misioneve si një agjente e klasit te parë.

Eri, e lodhur nga numri i lartë i misioneve që përfshinin vrasje dhe të një shkalle të lartë vështirësie, ndikoi për keq në ndërgjegjen e saj, kërkoi të transferohet në skuadër Spec. Ops. S.P.A.R.R.O.W.S / L.A.R.A.S.K.A.T. Kërkesa e saj e radhës, e cila normalisht si shumë kërkesa të tjera të injoruara pritej të merrte përgjigjie negative, u dha në mënyrë të posaçme, dhënë arritjeve të saj dhe aftësive superiore. Ajo ekspozoi aftësitë e saj në mënyrë të përkryer në shtypjen e tentativës së dytë të një grushti shteti nga Morden. Për përpjekjet dhe arritjet e saj, ajo u gradua rrështëre e klasit të dytë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]