Jump to content

Lista e Personazhëve të Metal Slug

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Personazhet e Metal Slug.

Lista e Personazhëve të Metal Slug përfshin një gamë të gjerë personazhesh fiktiv të krijuar kryesisht nga SNK Playmore dhe të asocuarve të tjerë me këtë firmë. Në universin Metal Slug, personazhët zakonisht nuk kanë ndryshime rrënjësore midis tyre përveç ndryshimeve të dukshme në aspektin vizual dhe disa veçori që shfaqen në Metal Slug 6 dhe Metal Slug 7. Si një lojë e llojit gjuaj & mbathja, historia e personazheve nuk ndikon shumë ose aspak në mënyrën e lojës.

Personazhet Pozitive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njësia Peregrine Falcon Strike Force

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Marco Rossi
Merr pjesë në të gjitha seritë kryesore:
  • Tarma Roving
Merr pjesë në seritë:
  • Trevor Spacey
Merr pjesë në serinë:
  • Walter Ryan - Walter është kadet i shkollës ushtarake, i cili ka dalë vullnetar për të marrë pjesë në operacionet Metal Slug, si ushtar i Ultra Elitë të njësisë PF Squad. Ai është një mjeshtër në luftimet trup më trup, i specializuar kundra forcave të blinduara. Gjithashtu ka aftësi mitimizuese për t'iu afruar armikut pa u parë nga askush.
Merr pjesë në serinë:
  • Tylor Elson - Elson është kadete e shkollës ushtarake, që i bashkohet njësisë Peregrine Falcon Strike Force, së bashku me Walter Ryan. Pak dihet për të. Ajo merr pjesë në Metal Slug Advance.
Merr pjesë në serinë:
  • Eri Kasamoto - Eri (dubluese Susanna Fera) është një jetime, e braktisur përpara shkallëve të një kishe që foshnje. Pasi fitoi maturinë e duhur, ajo u largua nga kisha për tu bëra më pas udhëheqësja e një bande fëmijësh të rrugës. Agjencia e Inteligjencës të Forcave të Qeverisë vunë re aftësitë e saj luftarake dhe siguruan rekrutimin e saj. Ajo mori trajnim të veçantë si spiune për ata rekrutë me talent të veçantë dhe përfundoi me sukses një numër të misioneve si një agjente e klasit te parë. Veçoria e saj në Metal Slug 6 dhe Metal Slug 7 konsiston në fillimin e lojës gjithnjë me 20 granata, çdo municion granatash shton dyfishin e tyre (+20 granata). Këto të fundit mund të hidhen në çdo drejtim (horizontal / horizontal në distancë / vertikal) veti, që të tjerët nuk e kanë.
Merr pjesë në seritë:
  • Fiolina Germi - Fio (dubluese Melissa Ex) është vajza e vetme e familjes shumë të pasur italiane Germi. Familja Germi ka prodhuar një linjë të gjatë të ushtarësh, në mënyrë të natyrshme i ati i saj dëshironte që fëmija i tij i parë të ishte një djalë i shëndetshëm. Por fëmija i tij vetëm, nga një lindje e vështirë rezultoi të ishte një vajzë që u bë shpejt pupila e syrit të tij. Meqë nëna e Fios nuk mund të kishte fëmijë të tjerë, kjo rezultoi hera e parë në historinë e gjatë të familjes Germi, që trashëgimtarja e vetme të ishte femër. Për shkak se tradita e diktuar e familjes Germi, kërkonte që kreu i familjes duhej detyrimisht të kryente shërbimin ushtarak, Fio shpejt rekrutua në forcat qeveritare nën stimulin e babait të saj. Veçoria e saj në Metal Slug 6 dhe Metal Slug 7 konsiston në fillimin e lojës gjithnjë me një Have Machinegun, çdo armë e re e fituar gjatë lojës vjen me 50% më shumë municion dhe municioni gjithmonë shton +50% se normalisht për çdo armë të marrë gjatë lojës.
Fio nga seria e pestë e lojërave.
Merr pjesë në seritë:
  • Nadia Cassel - Nadia ishte destinuar të bëhej modele por nuk arrinte të humbte peshë për shkak të oreksit të madh (madje edhe moto e saj kishte lidhje me ushqimin). Për të humbur peshë Nadia Cassel u regjistrua në ushtri. Gjatë trajnimeve të vështira dhe intensive, doli në pah aftësia e saj luftarake. Nadia doli vullnetare për t'iu bashkuar njësisë Spec. Ops. S.P.A.R.R.O.W.S / L.A.R.A.S.K.A.T.për të asistuar Markon dhe Fion nga njësia Peregrine Falcon Squad së bashku me Trevor Spacey për të ndaluar trupat e Morden. Në Metal Slug 4 ajo zëvendëson personazhin tjetër të serive, Eri Kasamoton.
Merr pjesë në serinë:
  • Ralf Jones
Merr pjesë në seritë:
  • Clark Still
Merr pjesë në seritë:
  • Gjenerali Morden - Gjernerali Daniel Morden është antagonisti kryesor i serive Metal Slug.
Merr pjesë në seritë:
Antagonist
  • Allen O'neil
  • Marsianët - Marsianët janë antagonistët kryesorë në Metal Slug 2 -Aparenca e parë - Metal Slug 3 dhe Metal Slug 6. Në serinë e dytë ata përpiqen që me anë të Gjeneralit Morden të dobësojnë kapacitetin mbrojtës të tokës me qëllim pushtimin e saj. Ata kthehen sërish në serinë e tretë për të njëjtat qëllime. Megjithatë kësaj radhe PF Squad dhe S.P.A.R.R.O.W.S në aleancë me Armatën Rebele arrijnë të shkatërrojnë anijen mëmë duke penguar planin pushtues. Në serinë e gjashtë ata dalin si antagonistë në fillim, por më pas të rrezikuar nga Venusianët një aleancë ad hok formohet midis tyre dhe personazhëve kryesorë.
Marrin pjesë në seritë:


Antagonistë
  • Venusianët - Venusianët janë antagonistët kryesorë në Metal Slug 6. Ata kërrcënojnë jo vetëm tokën por edhe vetë pushtuesit Marsianë, që me sa tregohet në seri, i përdorin si ushqim primar. Një aleancë ad hok formohet midis Marsianëve dhe personazhëve kryesorë për të luftuar armikun e ri. "Venusianët" është termi informal i tyre emëruar kryesisht nga adhuruesit dhe jo zyrtarisht nga SNK Playmore.
Marrin pjesë në serinë:
Antagonistë
  • Grupi Ptolemaic
  • Armata e së Ardhmes - Armata e së Ardhmes, del për herë të parë në serinë e shtatë. Ata vijnë nga një kohë paraardhëse për të ndihmuar Gjeneralin Morden kundra forcave të rregullta të qeverisë. Kjo armatë zotëron një teknologji shumë të avancuar.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]