Fiolina Germi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fiolina Germi
Gjinia
Femërore
Origjina
Gjenova, Itali
Punësimi
Master Sergent në Special Ops Squad / Sparrows - Laraskat
Ditëlindja
Mosha
22
Gjatësia
158 cm (5'2'')
Seritë
Pesha
43 kg (94.6 lbs.)
Përmasat
88-58-89 cm
Grupi i gjakut
0
Hobi
Gatimi / Qëndisja
Ushqimi i preferuar
Ice Tea (Queen Mary)
Koha e lirë
Gatim keku
Ka inat
Pijet e ngrohta / Banjot e nxehta
Gjëja që vlerëson më shumë
Mikun e saj që nga lindja, Peppinon (arush pellushi)
Aftësitë
Fashime / Çdo lloj pune shtëpie / Vals
Moto
" - Mos u shqetësoni për mua. Jam shumë mirë!"


Fiolina Germi është një personazh fiktiv nga lojrat Metal Slug. Në universin e Metal Slug ajo është një karakter i luajtshëm në shumicën e serive të këtij titulli. Ajo karakterizohet nga një kapele ngjyrë bezhë dhe syze. Ky personazh ka versione të ndryshme në tituj të ndryshëm të serive.

Në seritë Metal Slug personazhet nuk kanë ndryshime në mënyrën e lojës përveç aspektit vizual. Bën përjashtim nga ky rregull seria e gjashtë dhe shtatë me këtë titull. Veçoria e saj në Metal Slug 6 dhe Metal Slug 7 konsiston në fillimin e lojës gjithnjë me një Have Machinegun, çdo armë e re e fituar gjatë lojës vjen me 50% më shumë municion dhe municioni gjithmonë shton +50% se normalisht për çdo armë të marrë gjatë lojës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fio është vajza e vetme e familjes shumë të pasur italiane Germi. Familja Germi ka prodhuar një linjë të gjatë të ushtarësh, në mënyrë të natyrshme i ati i saj dëshironte që fëmija i tij i parë të ishte një djalë i shëndetshëm. Por fëmija i tij vetëm, nga një lindje e vështirë rezultoi të ishte një vajzë që u bë shpejt pupila e syrit të tij. Meqë nëna e Fios nuk mund të kishte fëmijë të tjerë, kjo rezultoi hera e parë në historinë e gjatë të familjes Germi, që trashëgimtarja e vetme të ishte femër.

Për shkak se tradita e diktuar e familjes Germi, kërkonte që kreu i familjes duhej detyrimisht të kryente shërbimin ushtarak, Fio shpejt rekrutua në forcat qeveritare nën stimulin e babait të saj. Fio u rrit me dashuri nga prindërit e saj, në kontrast me mjedisin e zymtë me të cilin ishte përballur Eri Kasamoto, për tu bërë kështu një grua e qytetëruar. Ajo studioi në kolegj rreth frakturave, akupunkturave dhe trajtimin e djegieve. Fio shpreson të bëhet një mjek sportiv në të ardhmen.

Kameo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

SNK ka përdorur këtë personazh edhe në tituj të tjerë të prodhuar po nga ky zhvillues. Paraqitje të tjera të këtij personazhi fiktiv janë:

  • 1 - King of Fighters 2000
  • 2 - SNK Vs. Capcom: CHAOS
  • 3 - NeoGeo Battle Coliseum
  • 4 - King of Fighters: Maximum Impact 2
  • 5 - SNK vs. Capcom Card Fighters DS
  • 6 - Days of Memories

Pjesëmarrja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]