Erica Durance

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Erica Durance
U lind në
Erica Durance

21 qershor 1978

Erica Durance (shqiptimi: Erika Dyrenc) lindi më 21 qershor 1978Calgary, Kanada, është një aktore kanadeze.

Erica u rrit në Three Hills, Alberta. Pas mbarimit të Highschool shkoi me prindërit e saj Joel dhe Gail Durance në Vancouver. Aty filloi interesi i saj për aktrim. Paraqitja e parë e saj në skenë ishte në reklama dhe rolet mysafire në seri si Tru Calling dhe Andromeda. Ajo luajti edhe një rol dytësor në filmin horror Houses of Dead.

Në vitin 2004 ajo luajti me sukses rolin e Lois Lane në serinë Smallville, seria filmike e Superman-it. Në sezonin e katërt (2004-2005) ajo pati disa paraqitje mysafire dhe në fillim të sezonit të pestë (2005-2006) ajo u bë një aktore kryesore e serisë.

Në janar 2005 u martua Erica me David Palffy dhe jeton me të në Vancouver, British Columbia.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.