Ervin Kurti
Ervin Kurti (serbisht: Ервин Курти Errvin Kurrti; i lindur më 29 mars 1995 në Pazarin e Ri, Jugosllavi) është një futbollist profesionist serb me origjinë shqiptare i cili ka luajtur për herë të fundit si mesfushor për klubin serb Joshanica.
Karriera në klub
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kurti filloi të luajë futboll në klubin kosovar Bardhi, një nga shkollat e njohura të futbollit në Mitrovicë dhe ishte pjesë e të gjitha niveleve ekipore nga të rinjtë deri në juniorë. Ai përveç që ishte pjesë e Bardhit, ai ishte edhe pjesë e Trepçës (2013–2017), FK. Joshanicës (2017–2019; 2019–2020) dhe Sloga Sjenicës (2019).
Novi Pazar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 korrik 2020, Kurti iu bashkua skuadrës së superligës serbe Novi Pazar, me kontratë njëvjeçare dhe mori numrin 8 të skuadrës. Gjashtë ditë më vonë, ai bëri debutimin e tij në humbjen 3–0 jashtë fushe kundër Yllit të Kuq të Beogradit pasi hyri si zëvendësues në minutën e 64-të në vend të Mirza Delimegjacit.