Erwin Chargaff

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Erwin Chargaff
Pllaka përkujtimore e Erwin Chargaff
Lindi 11 gusht 1905
Chernivtsi, Austro-Hungaria
Vdiq 20 qershor 2002
Manhattan, New York City[1], Shtetet e Bashkuara
Kombësia Amerikanë
Fusha Biokimia
Institucionet Universiteti Yale (1925–1930), Universiteti i Berlinit (1930–1933), Instituti Pasteur (1933–1934), Universiteti i Kolumbias (1935–1974), Spitali Roosevelt (1974–1992)
Alma mater Universiteti Teknik i Vienës (1924–1928)
Këshilltarët e doktoraturës Fritz Feigl
Studentët e doktoraturës Seymour S. Cohen, David Sprinson, Boris Magasanik
I njohur për Rregullat e Chargaff
Çmime të rëndëshishme Pasteur Medal (1949), National Medal of Science (1974)
Bashkëshort/e Vera Broido
Nënshkrimi
Erwin Chargaff signature.png

Erwin Chargaff (11 gusht 1905 – 20 qershor 2002) ishte biokimistë austro-hungarezë që imigroi në Shtetet e Bashkuara gjatë epokës së Gjermanisë Naziste dhe profesorë i biokimisëUniversitetin e Kolumbias. Përmes eksperimentimit të kujdesshëm, Chargaff zbuloi dy rregulla që ndihmuan në zbulimin e strukturës së dy helikave të ADN-së.

Rregulli i parë ishte se në ADN numri i njësive guanine është i barabartë me numrin e njësive të citozinës dhe numri i njësive adenine është i barabartë me numrin e njësive të timines. Kjo la të kuptohet në përbërjen e çiftit bazë të ADN-së.

Rregulli i dytë ishte se sasi relative të bazës së guanines, citozinës, adeninës dhe timines variojnë nga një specie në tjetrën. Kjo nënkuptoi se ADN-ja në vend të proteinave mund të jetë materiali gjenetik.

Jeta e hershme[redakto | përpunoni burim]

Chargaff lindi më 11 gusht 1905 në një familje jehude në Chernivtsi, Austro-Hungaria, e cila tani është në Ukrainë.

Gjatë trazirës së Luftës së Dytë Botërore, familja e tij u zhvendosën në Vienë, ku ai shkoi në Maximiliansgymnasium (tani Gjimnazi Wasagasse). Ai pastaj shkoi në Universitetin Teknik të Vienës, ku ai e takoi gruan e tij të ardhshme Vera Broido.

Ai u martua me Vera Broido më 1928 dhe kishin një djalë, Thomas Chargaff.

Universiteti i Kolumbias[redakto | përpunoni burim]

Chargaff emigroi në Manhatan, New York City më 1935, duke marrë një pozitë si bashkëpunëtor hulumtues në departamentin e biokimisë në Universitetin Kolumbias, ku ai kaloi shumicën e karrierës së tij profesionale. Chargaff u bë asistent profesor më 1938 dhe profesor në vitin 1952. Pas pensionimit të tij si profesor emeritus, Chargaff transferoi laboratorin e tij në Spitalin Roosevelt, ku ai vazhdoi të punojë deri në pensionimin e tij më 1992.

Gjatë kohës së tij në Kolumbi, Chargaff publikoi dokumente të shumta shkencore, që merreshin kryesisht me studimin e acideve nukleike si ADN-ja duke përdorur teknika kromatografike. Ai u interesua për ADN-në në vitin 1944, pasi Oswald Avery identifikoi molekulën si bazë të trashëgimisë. Në vitin 1950, ai zbuloi se sasia e adeninës dhe timinës në ADN ishte afërsisht e njëjtë, siç ishin sasitë e citozinës dhe guanines.[2] Kjo më vonë u bë e njohur si rregulli i parë i Chargaff.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Nicholas Wade (June 30, 2002). "Erwin Chargaff, 96, Pioneer In DNA Chemical Research". New York Times. Marrë më 2014-12-23. Erwin Chargaff, whose research into the chemical composition of DNA helped lay the groundwork for James Watson and Francis Crick's discovery of its double-helix structure -- the pivotal finding of 20th-century biology -- died on June 20 in a New York hospital. He was 96. 
  2. ^ Chargaff, Erwin; Stephen Zamenhof; Charlotte Green (May 1950). "Composition of human desoxypentose nucleic acid". Nature. 165 (4202): 756–7. :10.1038/165756b0.