Evangelos Marinakis
Evangelos Marinakis (greqisht Ευάγγελος ose Βαγγέλης Μαρινάκης) (lindur më 30 korrik 1967) është një sipërmarrës dhe investitor grek, aksioner kryesor në një grup të madh kompanish që operojnë në sektorin e transportit detar, medias dhe futbollit.[1]
Pronari i Capital Maritime Group[2], është një nga operatorët më të mëdhenj në botë në sektorin e transportit detar të mallrave. Përveç kësaj, ai ka interesa të mëdha në fushën e medias greke përmes kompanisë Alter Ego Media, përmes së cilës kontrollon gazetat "To Vima" dhe "Ta Nea" si dhe rrjetin televiziv Mega Channel. Po ashtu, ai është aktiv në mbështetjen e sporteve në nivel ndërkombëtar, si aksioneri kryesor i klubit shumësportësh grek Olympiakos dhe skuadrës angleze të futbollit Nottingham Forest. Në vitin 2020, pasuria e tij personale u vlerësua rreth 650 milionë dollarë amerikanë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Pire, ai është djali i vetëm i Miltiadis Marinakis-it (nga i cili trashëgoi aktivitetin në fushën detare) dhe i bashkëshortes së tij Irini Karakatsani-t. Babai i tij ishte gjithashtu politikan në radhët e partisë konservatore Demokracia e Re (Nea Dimokratia), për të cilën u zgjodh në Parlamentin Grek. Ai është diplomuar në Londër në Administrim Ndërkombëtar të Biznesit dhe ka marrë një master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nga martesa me Athanasia Kassioti-n ka katër fëmijë.
Aktivitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pronar i flotës detare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marinakis-i ka zgjeruar dhe konsoliduar biznesin e trashëguar nga babai si pronar anijesh. Nga viti 1992 deri në 2005, ai drejtoi Capital Ship Management Corporation, e cila më pas u zhvillua në Capital Maritime Group, që është plotësisht nën kontrollin e tij dhe të familjes së tij. Grupi menaxhon rreth 100 anije mallrash të llojeve të ndryshme, me një tonazh mesatar bruto prej 10.5 milionë tonë metrikë, me një vlerë prej rreth 9 miliardë dollarë.[3]
Nga viti 2021 deri në dhjetor 2022, vlera e transaksioneve të realizuara nga grupi është vlerësuar në 5.5 miliardë dollarë, duke përfshirë blerjen e 47 anijeve të reja, ndër to 14 transportues gazi të ndërtuara nga Hyundai Heavy Industries.
Marinakis-i ka zgjeruar dhe konsoliduar biznesin e trashëguar nga babai si pronar anijesh. Nga viti 1992 deri në 2005, ai drejtoi Capital Ship Management Corporation, e cila më pas u zhvillua në Capital Maritime Group, që është plotësisht nën kontrollin e tij dhe të familjes së tij. Grupi menaxhon rreth 100 anije mallrash të llojeve të ndryshme, me një tonazh mesatar bruto prej 10.5 milionë tonë metrikë, me një vlerë prej rreth 9 miliardë dollarë.
Nga viti 2021 deri në dhjetor 2022, vlera e transaksioneve të realizuara nga grupi është vlerësuar në 5.5 miliardë dollarë, duke përfshirë blerjen e 47 anijeve të reja, ndër to 14 transportues gazi të ndërtuara nga Hyundai Heavy Industries.
Media dhe shtypi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shtator 2016, Marinakis-i, përmes Alter Ego Media, fitoi një licencë për një kanal televiziv privat në Greqi me vlerë 73.9 milionë euro, por ajo iu revokua në tetor pas shpalljes si antikushtetuese të ligjit për licencimin.[4] Në vitin 2017, ai bleu grupin Lambrakis, që zotëronte gazetat “To Vima” dhe “Ta Nea,” një stacion radiofonik dhe disa platforma informative në internet. Ai zotëron edhe 22% të aksioneve të Mega Channel.[5]
Angazhimi sportiv
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2010, Marinakis-i bleu shumicën e aksioneve të Olympiakos nga Sokratis Kokkalis, duke u bërë president i klubit. Gjatë drejtimit të tij, skuadra e futbollit ka fituar disa herë kampionatin grek dhe Kupën Kombëtare. Ekipi fitoi UEFA Europa Conference League në sezonin 2023–2024, duke u bërë kështu skuadra e parë dhe e vetme greke që ka arritur këtë sukses. [6] Në vitin 2017, ai bleu shumicën e aksioneve të Nottingham Forest, duke e rikthyer ekipin në Premier League në sezonin 2021-2022 pas 23 vitesh mungesë.[7]
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marinakis-i ka qenë i përfshirë në politikën lokale si anëtar i Këshillit Bashkiak të Pireut që nga viti 2014 dhe është rizgjedhur në këtë post në vitin 2019. Në vitin 2021, ai shkroi tekstin e këngës “Eksapsi” për këngëtaren greke Natassa Theodoridou.
Akuzat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai është akuzuar disa herë për aktivitete të paligjshme, duke përfshirë trafikimin e heroinës dhe trukimin e ndeshjeve të futbollit.[8][9] Gjithsesi, Marinakis-i i ka mohuar akuzat dhe asnjë nga çështjet ligjore nuk ka përfunduar me dënim ndaj tij.[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Diamataris, Eraklis (2024-05-30). "Extensive Wall Street Journal Article Features Vangelis Marinakis". The National Herald (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-15.
- ^ "59 Evangelos Marinakis, Capital Group". Lloyd's List (në anglisht). 2019-12-13. Marrë më 2024-12-15.
- ^ "Ναυτιλία - Βαγγέλης Μ. Μαρινάκης". www.evangelosmarinakis.com (në greqisht). Marrë më 2024-12-15.
- ^ London (undefined), Harry Papachristou in Athens and Nick Roumpis in (2016-09-02). "Marinakis wins Greek TV licence". TradeWinds | Latest shipping and maritime news (në anglisht). Marrë më 2024-12-15.
- ^ Kampouris, Nick (2019-11-01). "Businessman Evangelos Marinakis Obtains Mega TV Trademark and Archive". GreekReporter.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-15.
- ^ G.P (2024-05-30). "Olympiacos në histori, bëhet ekipi i parë grek që fiton trofe në Europë". Tv Klan. Marrë më 2024-12-15.
- ^ "Ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve/ Klubi historik rikthehet pas 23 vitesh në Premier League | Gazeta Shqip". gazeta-shqip.com. Marrë më 2024-12-15.
- ^ "Forest owner Marinakis accused of match-fixing, drug smuggling". cyprus-mail.com (në anglisht). 2024-10-31. Marrë më 2024-12-15.
- ^ "Dozens named in Greece football 'scandal'". BBC News (në anglishte britanike). 2011-06-25. Marrë më 2024-12-15.
- ^ "Marinakis: I shall be vindicated on all charges". in.gr (në greqisht). 2017-11-10. Marrë më 2024-12-15.