FINA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

FINA ose Fédération Internationale de Natation (sqt. Federata Ndërkombëtare e Notit) është Federata Ndërkombëtare e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për administrimin e kampionateve ndërkombëtare në sportet ujore: not, not i sinkronizuar, ujëkërcim, vaterpolo dhe not në ujë të hapur. Sportet që janë nën juridiksionin e FINA-së janë pjesë e Lojërave olimpike verore. FINA i ka zyrat qendrore në Lozanë, Zvicër dhe presidenti i saj është Julio Maglione nga Uruguaji.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është themeluar më 19 qershor 1908Londër nga Federatat e Notit të Belgjikës, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Hungarisë dhe Suedisë.

Numri i federatave kombëtare që ishin anëtare të FINA-së, për vit:

  • 1908: 8
  • 1928: 38
  • 1958: 75
  • 1978: 106
  • 1988: 109
  • 2000: 174
  • 2008: 197
  • 2010: 202
  • 2012: 203
  • 2014: 204

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]