Flaka e Janarit
Flaka e janarit është një festival kulturor multidimensional,i cili fillon më 11 janar Gjilan,Kosova me ndezjen simbolike te flakadanit,për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të ndryshme kulturore.Në këtë qytet mbledh mijëra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tri javë rresht shndërrojne këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës shqiptare. Flaka e janarit nderon maritret e kombit permes vlerave te artit, e cila nisi fillimet ne shenimin e 10-të vjetorit te vrasjes tinzare te shkrimtarit, veprimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gervalla, bashke me Kadri Zeken dhe Bardhosh Gervalla. Ishte pikërisht përvjetori I 10-të pa këta tre martirë të lirisë që I dha emrin këtij manifestimi, edhe nga koinçidenca e vrasjes në një datë siq ishte 17 janari, por edhe vetë muaji janar që historikisht na I ka “ngrënë” atdhetarët më të devotshëm.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky manifestim u mbajt për herë të parë ne vitin 1991.Fillimi I atij janari të vitit 1991 me këtë manifestim, që për vite të tëra është zhvilluar në trepikëshin Bresalc – Perlepnice – Gjilan, la shumë për të dëshiruar, jo vetëm në pikëpamje të cilësisë kulturore dhe formësimit të këtij projekti kulturor e përkujtues për martirët, por pasqyroi në një mënyrë edhe vet gjendjen e shqiptarëve të Kosovës.Themelues të Manifestimit ishin Shoqata e Pavarur Kulturore ( e cila veproi nga viti 1991 - 1999 ) dhe Forumi i Rinisë i LDK-së LDK Dega në Gjilan. Në aktin themelues, i pranishëm dhe njëri nga mbështetësit më të mëdhenj deri në vdekje, ishte dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Beqir Musliu. U pagëzua si "Flakë e janarit" meqenëse në këtë muaj ishin martirizuar apo kishin rënë heroikisht ndër ermat më të shquar të kombit, si Skënderbeu, Isa Boletini, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe emra të tjerë shqiptarësh të cilët gjakuan lirinë dhe bashkimin kombëtar.[2] Shkas i themelimit të këtij Manifestimi ishte 10 Vjetori i rënies heroike të atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe e Kadri Zekës.[3] Deri në vitin 1999 ky manifestim u mbajt në rrethana pushtimi nga policia serbe. Për këtë arsye ishte organizim ilegal per 8 vite rradhazi.Per shkak të masakrës së Reqakut, që tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, në shenjë zie dhe nderimi për martirët e masakruar, organizatorët hoqën mbi gjysmën e programit. Kjo na le të kuptojmë se, edhe pas shumë rrethanave të palakmueshme të shtetit të Kosovës nga pushtuesit, Flaka e janarit nuk ndaloi rrugëtimin e saj.[4]
Ishin katër shtylla, të nxjerrura nga veprimtaria e Jusuf Gervallës:
- Letrare,
- Skenike,
- Muzikore, dhe e
- Arteve figurative.[5]
Personalitetet të cilëve ju dedikohet Flaka e janarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rexhep Malaj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 29 mars 1951 në fshatin Hogosht të Kamenicës. Pasi e përfundoi klasën e tetë të shkollës fillore, më 20 maj 1965, familja e tij u shpërngul në Gjilan. Ai u regjistrua në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në vitin shkollor 1966/67. Në shkollë u dallua në aktivitete të ndryshme e në gara sportive.[6] U pezullua nga gjimnazi pasi organizoi disa demonstrata. Pas kësaj më 1969, ai vazhdoi studimet në Gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë. Në vitin shkollor 1969/70,pasi e përfundon vitin e dytë në Preshevë,ri-regjistrohet në vitin e tretë në Gjimnazin" Zenel Hajdini".[7] Gjatë vitit të fundit në gjimnaz, u punësua si mësues në shkollën fillore "Liria" të fshatit Marec,në Gjilan.Me këtë arritje ai e përmbushi qëllimin e tij që të bëhej mësues.[8] Një thënje e tij është : " Ditët po kalojnë si shigjeta bashkë me to edhe jeta kurse kujtimi mbetet e kurrë nuk tretet."[9]
Nuhi Berisha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuhi Berisha u lind më 31 tetor 1961 në fshatin Svircë të Kamenicës. U rrit e u edukua në një rreth patriotik e revolucionar.Pas përfundimit të shkollës fillore ai u regjistrua në Gjimnazin "Zenel Hajdini" dhe pas mbarimit të shkollës fillore,ai u regjistrua në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan,Kosovë.Në gjimnaz u shoqërua me Rexhep Malën,së bashku me të cilin do të luftonin për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar.Pas mbarimit të gjimnazit,Nuhi Berisha u regjistrua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e më vonë edhe në Fakultetin e Kulturës Fizike.[10]
Kadri Zeka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 25 prill 1953 në fshatin Poliçkë-Hogosht.Studioi në Prishtinë. Ai ishte gazetar dhe avokat. Pas disa vitesh shkoi në Zvicërr, ku ishte aktiv në shumë organizata shqiptare në mërgim.
Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rrustemi, Sabit (2001). Revista Kulturore Letrare "Agmia". 5: 85–86.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Flaka, Fest. "Koha Press".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Rrustemi, Sabit (2009). Cultural literary magazine "Agmia". 8: 5–6.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rrustemi, Sabit (2001). Revista Kulturore Letrare "Agmia". 5: 5.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rrustemi, Sabit (2001). Revista Kulturore Letrare "Agmia". 5: 4.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sylejmani, Agim (janar 2014). Rexhep Mala, Zjarr lufte që nuk shuhet. Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. fq. 39–40.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sylejmani, Agim (janar 2014). Rexhep Mala, Zjarr lufte që nuk shuhet. Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. fq. 61–62.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sylejmani, Agim (janar 2014). Rexhep Mala, zjarr lufte që nuk shuhet. Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. fq. 98–99.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sylejmani, Agim (janar 2014). Rexhep Mala, zjarr lufte që nuk shuhet. Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. fq. 106.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sylejmani, Agim (janar 2014). Rexhep Mala, zjarr lufte që nuk shuhet. Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. fq. 321.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)