Fadil Nimani
Fadil Nimani (7 Prill 1967 – 25 Maj 2001) i njohur si Komandant Tigri ishte njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe më vonë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Lindi më 7 Prill 1967 në fshatin Gërgoc të Komunës së Gjakovës, dhe ra dëshmorë më 25 Maj 2001 në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës gjatë një operacioni ushtarak kundër forcave sllavo–maqedonase. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni, ai ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, aktive në rajonin e Kumanovës dhe Likovës dhe nën komandën e tij kishte rreth 150 luftëtarë.
"Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t'ma ruani" (Fadil Nimani–Tigri)
Fadil Nimani | |
---|---|
Pseudonimi/et | "Komandant Tigri" |
Lindur më | 7 prill 1967 Gërgoc, Komuna e Gjakovës, ish-Jugosllavia, (sot Kosova) |
Vdekur më | 25 maj 2001 (34 vjeç) Vaksincë, Komuna e Likovës, rajoni i Kumanovës, Maqedoni, (sot Maqedonia e Veriut) |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1996 – 2001 |
Grada | Komandant |
Njësia |
|
Në komandë |
|
Betejat/luftrat | |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në Rrafshin e Dukagjinit gjatë Luftës së Kosovës dhe më vonë pasi mbaroi Lufta në Kosovë, ai erdhi në Maqedoni dhe u emërua Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe udhëheqës i brigadës 114 në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.
Fadil Nimani iu bashkua Forcave Shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë gjatë viteve 2000–2001.
Më 25 maj të vitit 2001 ai ra dëshmorë në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës pas një ofensive ushtarake e cila u zhvillua ballë për ballë ndërmjet UÇK-së dhe forcave sllavo–maqedonase. Sot në çdo përvjetor të rënies së tij për liri, Fadil Nimanin e përkujtojnë duke u mbledhur me mijëra shqiptarë në fshatin Vaksincë, ku u varros dhe iu ngrit shtatorja.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë historisë qindravjeçare të popullit tonë shqiptar, rajoni i Dukagjinit dhe veçmas i Gjakovës është i njohur për luftëra të rrepta kundër pushtuesve të ndryshëm. Në fshatin Gërgoc të këtij rajoni për trimëri, bujari dhe për atdhetarizëm është e njohur familja Nimani, që nga gjiri i saj ka nxjerrë trima dhe atdhetarë, por edhe dëshmorë. Nga kjo familje është i njohur edhe emri i Fazli Metë Nimanit, i njohur për rezistencën e tij kundër pushtuesve serbo–sllavë, që dënohet dhe mbahet në burgun famëkeq të Goli Otokut. Por, gjurmëve të të parëve të tij, do të shkojë edhe Fadil Bajram Nimani, i cili sikur të parët e tij, dikur edhe ai nuk u pajtua me okupimin dhe nënshtrimin e shqiptarëve nën thundrrën sllave.
Fadil Nimani lindi më 7 prill 1967 në fshatin Gërgoc të komunës së Gjakovës, në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, dy vite në gjimnazin e Cermjanit dhe dy vite në gjimnazin e Gjakovës. Vazhdoi studimet në shkollën e lartë pedagogjike "Bajram Curri" në Gjakovë, në degën histori–gjeografi, ku diplomoi me sukses dhe mori titullin e arsimtarit (mësimdhënësit). Dashuria e madhe për Shqipërinë, në vitin 1983, Fadilin e shtyn të kalonte ilegalisht kufirin. Ai ëndërronte të regjistrohej në shkollën ushtarake në Tiranë. Nga Tirana, Fadili u kthye në Kosovë pas 15 ditësh, ku e vazhdoi shkollimin. Në vitet 1990, Fadili ishte njëri prej çlirimtarëve që po preokupohej për krijimin e një ushtrie shqiptare në Kosovë. Përmes shokëve të tij të ilegales, ai inkuadrohet në radhët e organizatës "Fronti i Rezistencës për Çlirimin e Kosovës". Pas pak kohe, kjo organizatë u zbulua nga policia serbe. Familja e Fadilit ishte në shënjestër të vazhdueshme të policisë serbe. Më 9 gusht të vitit 1996, kjo polici e bastisi shtëpinë e Fadilit, me pretekst të kërkimit të armëve. Në atë rast, Fadili e kishte detyruar atë të kthehet mbrapsht. Që nga kjo kohë, Fadili ishte i kërkuar nga sigurimi serb.
Lufta e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të nëntorit të vitit 1996, Fadili bie në kontakt me luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën e Dukagjinit, me bazë në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë), siç ishin Luan Haradinaj, Lahi Brahimaj, Rexhep Selimi etj. Në fillim të vitit 1998, komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, e ngarkoi Fadilin me detyrën e furnizuesit të zonës me armatim e municion. Për këtë qëllim, ai e kaloi dhjetëra herë kufirin Kosovë–Shqipëri. Kishte raste kur ai me bashkëluftëtarët e tij rrugën nga Tropoja në Dushkajë e kalonte edhe dy herë brenda ditës. Komandant Tigri në atë kohë luajti rol të madh në furnizimin e UÇK-së, jo vetëm në zonën e Dukagjinit, po për gjithë Kosovën. Nofkën e luftës "Tigri", Fadili e mori kur u emërua komandant i njësitit special "TIGRAT". Më 24 mars të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan Gllogjanin, Fadili, me njësitin e tij ‘’Tigrat’’, u shkoi në ndihmë luftëtarëve që kishin filluar rezistencën në këtë zonë. Më 20 prill të vitit 1998, Fadil Nimani, Xhelal Hajda e luftëtarë të tjerë organizuan sulmin kundër forcave të ushtrisë jugosllave të dislokuara te diga e liqenit të Radoniqit. Atë ditë në këtë vend u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave të UÇK-së dhe atyre të ushtrisë serbe. Në këtë betejë u luftua katër ditë me radhë. Ky ishte luftimi i parë frontal midis dy palëve ndërluftuese në këtë zonë. Megjithëse forcave ushtarake serbe u erdhi në ndihmë edhe aviacioni ushtarak, forcat çlirimtare nuk u thyen. Komandant Tigri, edhe pse ishte i plagosur në kokë, qëndroi në vijën e frontit deri në përfundim të betejës. Më 20 qershor të vitit 1998, Fadil Nimani emërohet komandant i policisë ushtarake për Zonën Operative të Dukagjinit. Ai njëkohësisht ishte edhe komandant i batalionit "Rrufeja", pjesëtarët e të cilit ishin stërvitur në Shqipëri. Në ofensivën serbe, gjatë muajve gusht–shtator të vitit 1998, Komandant Tigri ishte përherë në krye të sulmeve, duke mos përfillur urdhërat e komandantit-dezertor, Tahir Zemaj. Ai ishte në mesin e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët asokohe, në gusht dhe shtator të vitit 1998, nuk iu bashkuan radhëve të dezertorëve të prirë nga Tahir Zemaj, por qëndroi si shtyllë e pamposhtur në Dukagjin, duke u përballur kundër ushtrisë dhe policisë serbe, duke luftuar pandërprerë. Në luftimet më 7 dhe 8 shtator të vitit 1998, Fadili plagoset përsëri. Duke pasur njohuri për aktivitetin e tij luftarak, regjimi kriminal i Beogradit, në fillim të vitit 1999, lëshoi urdhërarrest kundër Fadil Nimanit. Fletëarresti u shoqërua me një shpërblim të lartë për atë që do ta kapte Komandant Tigrin. Në atë fletarrest figuronin edhe disa emra të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Më vonë ky regjim, Fadilin e dënoi me 10 vjet burg, në mungesë.
Lufta e vitit 2001 në Maqedoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe transformimit të UÇK-së në TMK, Komandant Tigri emërohet zëvendëskomandant i Batalionit Gardist në Zonën e Tretë të TMK-së. Ai merr gradën "Major". Duke mos u pajtuar me gjendjen e shqiptarëve që jetonin ende nën okupimin sllav, pas fillimit të luftës në Kosovën lindore, Fadili vihet në kontakt me luftëtarët e UÇPMB-së dhe më vonë edhe me ata të UÇK-së në Maqedoni. Më 14 shkurt të vitit 2001, ai u inkuadrua në luftën kundër forcave sllavo-maqedonase. Vendpozicioni i tij i parë ishte në Tanushë. Si ushtar kombëtar, Komandant Tigri tregoi shkathtësi të jashtëzakonshme organizative dhe komanduese. Ai u bë legjendë e gjallë për popullatën dhe luftëtarët e lirisë në të gjitha zonat e luftës çlirimtare. Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e emëroi komandant të brigadës 113 "Ismet Jashari – Kumanova" në Likovë. Këtë detyrë ai e kreu me përgjegjësi deri në momentin kur ra dëshmorë në fushën e nderit, më 25 maj 2001, në fshatin Vaksincë të rajonit të Kumanovës. Bashkëluftëtarët e tij rrëfejnë se ai, edhe në momentin para rënies luftoi duke kënduar. Në atë moment, Fadili, para se të ndahej përjetësisht nga shokët e tij, kishte shikuar drejt Shqipërisë me duar të bashkuara, duke ua rikujtuar shokëve amanetin, për të cilin ishin betuar:
"Dëshmor ose jo, si të doni më quani, Por amanetin vëllezër, për liri të ma ruani"…
Në nderim të veprës së tij heroike, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke vlerësuar lart trimërinë dhe strategjinë luftarake gjatë komandimit në brigadën 113 "Ismet Jashari", më 14 shtator 2001, kolonelin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Nimanin, e avancoi me gradën "Gjeneral".
Poezi kushtuar Fadil Nimanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“KOMANDANT TIGRI”
Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbramps ushtrinë tiranit?
Ylli i rrallë Fadil Nimani,
Në ballë të luftës zemërluani!
Dhe ndër më të parët Çlirimtarë,
Tigri është kur ngritet zjarrë.
Me tre përkrenaret ngjeshur n'ballë,
Të dorëzohet s’di sa është i gjallë.
Penë e pushkë i kthen sllavit,
Shpirt Shkëlzeni me zemër luftëtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankseve flaka.
Nga Kosova përsëri në beteja,
Me forcat serbe, n’luftime të reja.
Nga Presheva n’kala të Tetovës,
Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.
Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,
I thotë trimi i lirisë së Kumanovës.
N’Vaksincë i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.
– Autor i poezisë: Fejzulla Duraku