Jump to content

Vaksinca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vaksincë)
Vaksincë
Ваксинце
Fshat
Xhamia e fshatit, 2005
Xhamia e fshatit, 2005
Popullsia
 • Gjithsej2,579
Emri i banorëveVaksincas
TargatKU

Vaksincë, (maqedonisht: Ваксинце/Vaksince) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni. Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit, kurse tani fshati ka një pozitë rrëz malore dhe fushore që e bë të afërt vetëm me nga 1 kilometër largësi me fshatin Llojan në veri, Tabanoci në linde.

Shtrihet në pjesën veriore të Kumanovës, në anën e djathtë të Rekës së Thatë. Tani Vaksinca ka një pozitë rrëz malore dhe fushore.

Vaksinca gjat luftë së vitit 2001
Vaksinca gjat luftës
Sulm mbi Vaksincës, 2001
  • ÇESHMA (XIBIT) ZULBEARIT-sipas personit që e ka ndërtuar burimin.
  • ÇESHMA XHAMIS
  • ÇESHMA BUCVE-ka marë emrin sipas mahallës.
  • LUGI MURRIZAVE - përrua i pasur me murriza ( shkurre e egër me shumë degë e me gjemba, me gjethe e me lule të bardha, që bën kokrra të kuqe, të cilat hahen dhe përdoren në mjekësi.)
  • LUGI HASHANKAVE - përrua i pasur me shkurre.
  • LUGI FIZËVE - përrua që është emërtuar sipas llagapit Fiz.
  • LUGI ZHUGAVT - vend i lugëtdhe i zhveshur.
  • LUGI SOLLEVE - vend në mal i mbushur me drunj, nuk dihet pse është emërtuar kështu.
  • LUGI SUTVE - toponim i prejardhur nga antroponimi Suta, Sutis. Matronimet e farës Sutë -ja (Shtupeçin e Madh të Rugovës së Pejës) janë të shpeshta ndër shqiptarët si dhe patronimet Suta (Gjakovë), Sutaj (Kaliçan- Istog) etj.[26]
  • LUGI HAJRËS - përrua i pasur me shkurre, që ka marrë emrin e personit Hajredin.
  • LUGI I GROPËS ARUSHES - përrua në mal ku thuhet se është mbytur ariu.
  • LUGI SANAVE - lugajë ku është mbajtur ushqimi i kafshëve.
  • LUGI HAZBINAVE - lugajë e pasur me shkurre të quajtur hazbina.
  • LETHIT E POSHTRA
  • LETHIT E EPRA - bëhet fjalë për përrenj ku rriten lethitë.
  • GURT E BARDH - vend në mal ku gurët janë me ngjyrë të bardhë.
  • GURI MAVIT (KALTËR) - kodër e pasur me gurë të kaltër.
  • GURI JAHIJES
  • KODRA STANES - vend në mal ku mbanin bagëtitë.
  • KODRA KOLISHIT - oronim i krijuar nga antroponimi mesjetar shqiptar Kolë, Kolishi.
  • KODRA GROPËS - kodër e madhe afër së cilës gjendet një greminë.
  • KODRA GAT - sipas gjatësisë që ka kodra .
  • KODRA MADHE - sipas madhësisë që ka kodra.
  • KODRA ZAPTIVE - vend në kodër, ku në të kaluarën kishin qëndruar xhandarmëria osmane.
  • KODRA KARADAKES - vend guror, ku kanë qëndruar malësorët.
  • KODRA RUMULLAKE - sipas formës që kishte oronimi.
  • KODRA LAKIT - kodër që ka formën e lakesës.
  • KRONI KOLES - sipas gojëdhënës thuhet se Kola (Kolishi) kishte pasur një djalë që ja kishin marrë peng kaçakët dhe për lirimin e tij kanë kërkuar një çmim lirash (të hollash). Djalin ja vrasin dhe me paratë që duheshte t‘i jepte atyre ai e ndërton këtë burim.
  • KRONI TABAKIT - burim që ka marrë emrin sipas mahalles.
  • KRONI TE LESAIT
  • KRONI NEREMIT
  • KRONI GJESHKIT
  • KRONI MUSTAFËS - krua që e kishte hapur Mustafa, gjendet në bjeshkë, që e kanë marrë ujësjellësin një lagjeje e fshatit.
  • KUPINJAK - mal i pasur me shkurre kupinash (rrushi egër).
  • NERMET DI REKVE - vend që gjendet mes dy lumenjve.
  • RRAFSHA - vend i rrafshët në mal, i pasur me kullosa
  • TE ÇESHMA XHAVITIT - është përrua ku gjendet ky burim.
  • TE ÇESHMA XHEMAILIT - sipas personit që e kishte hapur burimin
  • TE DUSHKU - mal i dendur dhe i pasur me drunj të dushkut.
  • TE RAKITAT - vend në mal i pasur me drunj rakitash (shelgje të buta).
  • TE KRONI ME GUR - vend në bjeshkë, ku gjendet ky burim që buron prej gurit.
  • TE BARI LISHAVE - mal, sipas llojit të barit që i shëron lishat (lloj sëmundje që paraqitet në lëkurë të njerëzve).
  • TE GROPA - kompleks arash që kanë marrë emrin sipas shtrirjes gjeografike.
  • TE LISI ORLIT - janë ara të emërtuara sipas një lisi të madh ku sokoli kishte folenë.
  • TE LUGI TËRLLAVE - vend ku gjendeshin vath/at.
  • TE PRONI LIVADHIT - livadh që ka qenë afër përroit.
  • TE KOJRIA MAXHUPVE - vend në kodër ku në të kaluarën romët kishin prerë dhe pjekur tulla dhe tjegulla.
  • SHPATI SHKOZES - mal, që ka marrë këtë emër ngase aty kishte më shumë drunj të shkozës.
  • UDHA KUMANOVËS - kompleks arash, që gjenden përreth rrugës që shkon në qytetin e Kumanovës.
  • UDHA LOPVE - kompleks arash, ku atë rrugë së pari e kishin hapur lopët.
  • LISI DAIPIT-Lis në arën e një fshatari me emrin Daip
  • VORRI PLAKËS - vend në bjeshkë, ku gjendet varri i një plake, e që nuk dihet fare për atë.
  • XHIRI - burim i pasur me ujë.
  • ZHABLAKI - kompleks arash. Nga slla. Zhabla-kënetë bretkocash, vend që më parë ishte moçal, që ndërkohë është tharë dhe është bërë tokë punuese.[1]

Në vitin 1519 në fshat jetonin 28 familje, kurse me 1573 kishte 45 familje.

Sipas regjistrimit të vitit 1994, ky fshat kishte 2244 banorë, kurse tani ka rreth 400 shtëpi me 2479 banorë shqiptarë.


Xhamia në këtë fshat u ndërtua në vitin 1571, kurse minarja sipas të dhënave gojore në vitin 1846, e renovuar në vitin 1970. Gjatë Luftës ne vitin 2001 Xhamija është dëmtuar shumë, por me sakrificat e fshatarëve ajo sërisht është rindërtuar dhe në vitin 2009 është hapur sërish.

Emri i këtij topiku mbase lidhet me emrin vetjak Vak/ Vaksi, Vaksin, të cilin në mesjetë e mbanin edhe shqiptarët.
Fshati Vaksincë është i vjetër, i cili ka qenë i lokalizuar në pjesën e sipërme të fshatit, në bregun e kodrës ku ka edhe sot shtëpi.

  1. ^ "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]