Fahredin Spahija
Fahredin Ibrahim Spahija, artist i fotografisë, u lind me 4 prill 1960, në fshatin Dvorcë të Shkupit (Maqedoni). Shkollimin fillor (1975) dhe të mesëm (1978) e kreu në Mitrovicë. Akademinë e Arteve-drejtimin e grafikës e kreu ne Prishtinë (1984). Magjistraturën në degën e dizajnit grafik (përgatitja e librit) me temën Trilogjia e Ismail Kadaresë (tri vepra), e mbrojti në vitin 2006. Nga viti 2006 është kryetar i Shoqatës së Artistëve Aplikativë të Kosovës (SHAAK). Nga viti 2007 është anëtar i Bordit Artistik në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të Kosovës. Punon në Universitetin AAB të Prishtinës si profesor i fotografisë artistike në Akademinë e Arteve dhe si profesor i fotografisë mediale në Fakultetin e Komunikimit Masiv. Prej korrikut të 2009 është në krye të Galerisë së Arteve të Kosovës.
Ekspozitat personale dhe në grup
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1998 në restaurantin "Tony’s pizzeria", Cyrih (Zvicër)
- 1999 në Reformierte Kirche, Horgen (Zvicër)
- 1999 në Konzert Halle, Elgg (Zvicër)
- 2001 në kafe-galerinë "KOHA", Prishtinë
- 2002 në Galerinë e Departamentit të Kulturës, Prishtinë
- 2003 në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë (Shqipëri)
- 2004 në Galerinë e Departamentit të Kulturës, Prishtinë (me grupin GJEN 79)
- 2004 në Galerinë e Departamentit të Kulturës, Prishtinë (7 fotografë të Kosovës)
- 2005 në Kafe-Galerinë „Hani i Dy Robertëve“, Prishtinë (me piktorin Eshref Qahilin)
- 2006 në Galerinë e Kosovës, Prishtinë (me grupin GJEN 79)
- 2007 në Galerinë e Departamentit të Kulturës, Prishtinë (me fotografen franceze Silvie Branger)
- 2007 në Stockport Gallery, Manchester ( ekspozita "Fragile State" e 9 artistëve kosovarë)
Ekspozitat kolektive në vend dhe në botë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prej vitit 1984 deri në vitin 1989 në të gjitha ekspozitat kolektive të Klubit të Artistëve Figurativë të Mitrovicës.
- 1999 në Sallonin e nëntorit, Prishtinë
- 2001 në ekspozitën shitëse humanitare kushtuar invalidëve të luftës dhe fëmijëve bonjakë, Prishtinë
- 2001 në ekspozitën „Dita e Prishtinës“, Prishtinë
- 2001 në ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë „Gjon Mili“, Prishtinë
- 2001 në Sallonin e nëntorit, Prishtinë
- 2002 në ekspozitën „Flaka e janarit“, Gjilan
- 2002 në ekspozitën tematike „Portreti“ Prishtinë
- 2002 në ekspozitën „Dita e Prishtinës“, Prishtinë
- 2002 në ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë „Gjon Mili“, Prishtinë
- 2002 në Sallonin e nëntorit, Prishtinë
- 2002 në ekspozitën e artistëve figurativë të Mitrovicës, Mitrovicë
- 2003 në ekspozitën „Flaka e janarit“, Gjilan
- 2003 në konkursin ndërkombëtarë të fotografisë „Marubi“, Tiranë
- 2003 në konkursin kombëtarë të Galerisë së Arteve për nderë të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit
- 2003 në ekspozitën „Dita e Prishtinës“, Prishtinë
- 2003 në Sallonin e nëntorit, Prishtinë
- 2004 në ekspozitën „Flaka e janarit“, Gjilan
- 2004 Ekspozita 100 artistë, Prishtinë
- 2004 në ekspozitën „Dita e Prishtinës“, Prishtinë
- 2004 në ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë „Gjon Mili“, Prishtinë
- 2004 në ekspozitën për nderë të KFOR-it, Prishtinë
- 2004 në Sallonin e nëntorit, Prishtinë
- 2004 Ekspozita gjithëkombëtare e organizuar nga Shoqata e Artistëve të Maqedonisë, Gostivar
- 2005 Ekspozita „Flaka e janarit“, Gjilan
- 2005 Galeria e Arteve e Kosovës „Gjen 79“, Prishtinë
- 2005 në konkursin ndërkombëtarë të fotografisë „Marubi“, Tiranë
- 2005 në ekspozitën „600-vjetori i Skënderbeut“, Prishtinë
- 2005 në ekspozitën kushtuar Skënderbeut dhe Nënës Terezë, Zvicër
- 2005 në ekspozitën „Dita e Prishtinës“, Prishtinë
- 2005 në ekspozitën „Salloni i nëntorit“, Prishtinë
- 2005 në ekspozitën „600-vjetori i Skënderbeut“, Shkup
- 2005 në ekspozitën gjithëkombëtare e organizuar nga Shoqata e Artistëve të Maqedonisë, Gostivar
- 2005 në ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë „Gjon Mili“, Prishtinë
- 2006 në ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë „Gjon Mili“, Prishtinë
- 2006 Bienalin e Dizajnit ne Galerinë e Arteve te Kosoves.
- 2007 ekspozita nderkombetare e arteve vizuele ne Granada te Spanjes.
- 2007 ekspozita e arteve te shtypura-formati i vogel LASEDRA ne Sofje te Bullgarise
- 2007 në ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë „Gjon Mili“, Prishtinë
- 2007 ekspozite ne Galerine e Ministrise se Kultures bashke me fotografen franceze Silvie Branger.
- 2007 ekspozita „Kosova-shtet i brishte“, arti modern i Kosoves, Manchester, Britani e Madhe.
Shpërblimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2001 Çmimi vjetor i Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës, Prishtinë
- 2003 Çmimi i parë për fotografi në ekspozitën „Flaka e janarit“, Gjilan
- 2003 Çmimi i parë për fotografi në ekspozitën „Dita e Prishtinës“, Prishtinë
Mendime dhe kritika për artin fotografik të Fahredin Spahisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kam nderin ta kem njohur Fahredin Spahinë për gati tre vjet. Fahredini është pa dyshim njëri nga artistët më të njohur të fotografisë në Kosovë, por ai renditet në mesin e artistëve më të mirë të këtij lëmi në përmasa botërore. Vepra e tij është e pasur, duke përfshirë një gamë të gjërë zhanresh në fotografi, portrete, peizazhe, përpunime digjitale, abstraksione, fotografi rrugësh, etj. (Michael McClellan Prof. i historisë së fotografisë dhe diplomat amerikan.)
- Spahija me pasion të pashoq hulumton dhe zbulon jo vetëm motivin që fotografon, por edhe formën që e zbulon me thyerje artistike të motivit natyral. Punimet e këtij krijuesi mund t’u shërbejnë krijuesve të tjerë që shpeshherë shfaqen nëpër ekspozita të arteve pamore, se si duhet bërë dallimi në mes të fotografisë së kopjuar nga natyra dhe të asaj që e mbikrijon fotografisti i talentuar, imagjinata kreative dhe inspirimi artistik i sinqertë. Arti i fotografisë nuk mund të krijohet pa lëkundje shpirtërore, pa frymëzim, pa inspirim, pa dhimbje dhe pa fat të madh për të gjetur motivin, që pjesërisht vetvetiu është artistik. (Prof. Nebih Muriqi, piktor.)
- Mbetja në kujtesë për një farë kohe e shumicës së portreteve të ekspozitës, flet, përpos vlerave artistike që mbartin, edhe për dashurinë e madhe që ka për njeriun në përgjithësi autori Spahija. Fotografi i talentuar nga Prishtina, Fahredin Spahija, me portretet e paraqitura në ekspozitën e fundit në Muzeun Kombëtar në Tiranë, zë, pamëdyshje, një vend dinjitoz ndër fotoportretistët shqiptarë të shekullit XX dhe fillimshekullit XXI. (Qerim Vrioni, kritik i fotografisë artistike.)
- Duane Michaels thoshte se “nuk mund të fotografohet dashuria, gëzimi, pikëllimi, pasioni, vuajtja, lakmia, melankolia...“, por, ja se para neshë kishim, mendoj, një pjesë të këtij mozaiku emocional, thellë të prezentuar në shumë nga fotografitë e paraqitura këtu. Kush mund të ketë të drejtë këtu? Pa dyshim, vepra të cilën e kemi përpara. (Naim Shala, fotograf artistik.)
- "The hopes harboured by families of those who went missing during the war that someone will recognise their loved ones are reflected in Fahredin Spahija's photographs of mothers clutching photographs of sons..." / "...Spahija says an artist can express in his work the heart and soul of people who might not otherwise be able to show their feelings. And Fragile State is just that: the heart and soul of a collective Kosovo, its fears and hopes for the future, as seen through individual eyes." (Catherine Heffernan "Guardian", Friday 19 October 2007.)
- "Fahredin Spahija's haunting portraits show the grief and outrage of today's Kosovans," (Sarah Walters, "City Life", Thu, 18 October, 2007.)
- Duke kursyer fjalën, u thelluam në fantazi. Në mes është rrëfimi. Realiteti që tejkalon realitetin dhe lajmin e gazetës. Fotografinë bardh e zi e kemi harruar apo do ta harrojmë. Për këtë poetikë edhe sot po kujdeset Fahredin Spahija. Një ditë më tha: „Fotografitë bardh e zi janë shumë më dramatike, ekspresive dhe më të thella.“ (Akad. Rexhep Ferri, piktor.)
- Kjo është sfida e vërtetë që krijon ekspozita e Fahredin Spahisë për receptuesin e fotografisë së tij dhe kjo sfidë nuk përballohet lehtë. Kur hyn në atë botë të artit të tij, e ke vështirë të dalësh. Nëse ke vendosur të rrish aty, duhet të rrish si vizitor i angazhuar, në kondicion të plotë artistik dhe i përgjegjshëm, i vetëdijshëm se duke njohur artin e tij, njeh edhe vetveten, kapacitetet tuaja artistike. (Prof. Dr. Kadri Metaj, filozof.)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.guardian.co.uk/artanddesign/artblog/2007/oct/19/theartofacultureforgedby
- http://www.saatchi-gallery.co.uk/yourgallery/artist_profile//4245.html Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine
- http://www.bbc.co.uk/manchester/content/image_galleries/181007_fragile_state_gallery.shtml
- http://www.citylife.co.uk/arts/reviews/9329_scars_of_history_laid_bare___
- https://web.archive.org/web/20061026061445/http://www.albanovaonline.com/modules/news/article.php?storyid=421
- https://web.archive.org/web/20080213044549/http://www.makonline.org/Fragile%20State/Forms/DispForm.aspx?ID=5
- http://albanovaonline.info/index.php?option=com_content&task=view&id=416&Itemid=62 Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
- https://web.archive.org/web/20160305001638/http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=7828
- http://forumi.zemrashqiptare.net/showthread.php?t=1910 Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine
- http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=8458
- http://www.gazetatema.net/index.php?id=2820