Fatmir Bytyqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fatmir Bytyqi - 2020

Fatmir Bytyqi është një politikan nga Maqedonia e Veriut, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështjet ekonomoke .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fatmir Bytyqi u lind më 26 tetor 1975 në Shkup . Nga viti 1994 deri në vitin 1999 ka studiuar administrim biznesi në Universitetin e Tiranës . Punon në fushën e menaxhimit të projekteve që lidhen me zhvillimin e sektorëve, institucioneve shtetërore, dhomave të tregtisë dhe kompanive. Ai ishte këshilltar dhe konsulent në qeveri, ministri dhe institucione të ndryshme. Që nga viti 2008, ai është ekspert për aksesin dhe menaxhimin e fondeve të BE-së. Që nga prilli i vitit 2018, ai është këshilltar special i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për kryerjen e hulumtimeve dhe analizave të politikave, strategjive dhe temave që lidhen me ekonominë. Ai është anëtar i Këshillit Ekonomik të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nga gushti i vitit 2019 është kryetar i Komisionit për Financa të LSDM-së. Më 30 gusht 2020 u zgjodh zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështjet ekonomike [1] .

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Биография на сайта на правителството на Северна Македония